ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rama takon Samaras: Kapitulli i ri mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama pas vizitës në Stamboll, ka vizituar kryeqytetin grek,

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama pas vizitës në Stamboll, ka vizituar kryeqytetin grek,

Athinën ku është takuar me kryeministrin Antonios Samaras.

Në një mesazh në profilin e tij në Facebook, Rama është shprehur se me homologun e tij grek është diskutuar për nisjen e një kapitulli të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Athinë. Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka shkruar Rama.

Gjatë vizitës së tij në Athinë pritet që kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë të diskutojë me autoritetet greke në lidhje me çështjen e shumë diskutuar të kufijve detarë.

Në lidhje me këtë çështje, Rama është shprehur më herët se duhet të gjendet një zgjidhje e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit.

http://www.shekulli.com.al

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top