Shqip

Rama: Shqiptarët, europianët e rinj të Ballkanit

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për gazetarë pas kthimit nga vizita që zhvilloi në Serbi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndër të tjera u shpreh se ne shqiptarët nuk kemi asnjë kompleks nga e shkuara dhe se gjithnjë e më shumë po tregojmë që jemi europianët e rinj të Ballkanit.

Për sa i përket “zhurmës ” që u krijua nga mungesa e flamurit të Shqipërisë në pritjen zyrtare, nga Garda Republikane Serbe, Edi Rama u shpreh se “Dua të jem shumë i sinqertë me ju. Unë nuk mund ta besoj dot që paraardhësi im ta ketë dëshiruar një poshtërim të kryeministrit të Shqipërisë në Beograd. Për më tepër duke qenë se ka kaluar shumë truproja, ai duhet ta dinte shumë mirë që truprojat e nderit kanë flamurin e shtetit që përfaqësojnë. Garda republikane shqiptare, nuk mund të mbajë flamurin e Serbisë apo të cilitdo vendi tjetër, kur një Kryeministër i një vendi tjetër vjen në Shqipëri, ashtu sic edhe garda republikane serbe nuk mund të mbajë flamurin e Shqipërisë. Simbolika e protokollit është e tillë. Por besoj që është çështje moshe dhe me moshë janë pasoja të padëshiruara, por që vijnë dhe s’ka mundësi të jetë një harresë e qëllimshme, por është besoj në procesin biologjik të një lloj rrjedhjeje të kujtesës, nga ana e paraardhësit tim. Kështu që, duke e mirëkuptuar këtë gjë dhe duke e respektuar çdo njeri në moshë të thyer besoj se nuk është e udhës që të komentojmë më shumë për këtë. “

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top