ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rama pret zv.kryeministrin e Greqisë Evangelos Venizelos

Kryeministri, Edi Rama, priti sot në takim  

Kryeministri, Edi Rama, priti sot në takim   zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos.

Kryeministri Rama, vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe vuri theksin në vullnetin e qeverisë shqiptare, për t’i dhënë një dimension të ri këtij bashkëpunimi në mënyrë që ketë një frymë të mirë miqësie dhe interesi të të dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë tani, apo ato të trashëguara nga e kaluara.

“Qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Marrëveshja Kosovë-Serbi ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit”, ka deklaruar kryeministri i vendit.

Rama e ka falënderuar ministrin Venizelos edhe për mbështetjen që  Greqia ka dhënë  dhe vazhdon t’i japë  Shqipërisë, në  procesin e integrimit edhe në  kuadër të  presidencës së  ardhshme greke të  Bashkimit Evropian.

Ministri Venizelos, e uroi kryeministrin Rama për detyrën e re, dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për t’i vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve në një stad të ri bashkëpunimi.

Burimi www.shekulli.com.al

LEXONI AKOMA
Venizelos në Tiranë. Shqipëria i kërkon Greqisë të heqi ligjin e luftës

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top