ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rama në Berlin: Shqipëria vlerësohet nga të gjitha palët

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike detajet e para të samitit që po mbahet në Berlin ku marrin pjesë kryeministrat e gjithë Rajonit të Ballkanit .
Rama shkruan në adresën e tij në rrjetin social twitter se Shqipëria ka marrë vlerësime nga të gjitha palët prezentë në takimin e Berlinit që ka nisur me çështjet ekonomike të Rajonit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot është takuar me kryeministrat pjesëmarrës në konferencën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila po zhvillohet në Berlin, ku është i pranishëm dhe kreu i Ekzekutivit shqiptar, Edi Rama.
Përkatësisht, Kancelarja Merkel takohet sot edhe me pjesëmarrës në këtë konferencë, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.
Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë gjermane Steffen Seibert në një deklaratë drejtuar mediave ka thënë se Gjermania është pro perspektivës evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top