ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rama: Greqia të heqë ligjin absurd të luftës

Rama, takim kokë më kokë me Obamën

Nga Uellsi ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku folur për takimet që ka pasur.

Rama e nisi duke ironizuar fjalimet e ish-kryeministrit, Sali Berisha që shprehet përshtypjet për takimet në të tilla rast dhe shtrëngimet e duarve. Por, nga ana tjetër ai veçoi takimin me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama dhe takimet me liderët e tre vendeve të aleatëve strategjikë.

“Nuk e kam harruar se në të tilla raste, paraardhësi im bënte një paradë të takimeve që kishte bërë apo të duarve që kishte shtrënguar korridoreve”, u shpreh Rama.

“Unë nuk do të bëj këtë paradë, por do të veçoj nga një anë bisedën kokë më kokë me presidentin Obama dhe më pas kësaj takimin e strukturuar për të trajtuar më në detaje ato që folëm me presidentin, me Sekretarin e Shtetit, John Kerry.”

“Greqia të heqë ligjin absurd të luftës”

I pyetur për takimin me homologun e tij grek, Samaras, Rama tha se ka kërkuar heqjen e ligjit absurd të luftës me Shqipërinë.

Lidhur me çështjen e marrëveshjes së ndarjes së territorit detar, Rama theksoi se, për këtë qeveria ka një pozicion shumë të qartë: dialog, barazi dhe vullnet për të gjetur zgjidhje për një çështje që nuk mund të kthehemi pas por duhet të shkojmë para.

“Një zgjidhje e qëndrueshme dhe e pranueshme nga të dy palët”, u shpreh kryeministri

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top