ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rama Forcat ekstremiste Europiane mbllokuan statusin pë Shqipërinë

kryeministri edi rama

Kryeministri Rama theksoi se ekstremistët europianë kundër myslimanëve kanë pasur një rol kryesor për sa i përket refuzimit të statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një intervistë përballë gazetarit Mustafa Nano, kreu i qeverisë theksoi se nevoja e Europës për të parë rezultate konkrete nga Shqipëria dhe presioni i hapur i partive ekstremiste ishin elementet kyçe që sollën dhe këtë refuzim. Rama nuk ngurroi ta bazonte këtë qëndrim të tij te fakti se Serbisë i ishte hapur drita jeshile, pavarësisht faktit se këtij vendi i mungon dimensioni i bashkëjetesës fetare, i cili është i spikatur në Shqipëri.
Statusi
Për mosmarrjen e statusit, Rama fajësoi në mënyrë të veçantë edhe forcat ekstremiste që po rriten në Europë dhe që në mënyrë të hapur theksojnë se Bashkimi Europian është pjesë vetëm e vendeve kristiane. Sipas tij, pavarësisht se ky problem nuk u përket forcave kryesore dhe të stabilizuara europiane, përsëri pesha e këtyre partive të vogla ekstremiste kishte ardhur duke u zgjeruar. “Ka një problematik për myslimanizmin, por lavdi Zotit kjo s’ka të bëjë me forcat e konsoliduara europiane, qoftë të majta apo të djathta, por ka të bëjë me këto forca të reja që janë në ekspansion të brendshëm brenda disa vendeve dhe që haptazi e thonë dhe e nënvizojnë se BE-ja nuk mund të ketë asnjë lidhje me fe tjetër, përveç kristianizmit”, theksoi Rama. Ai nuk ngurroi të përmendte dhe si shembull Serbinë, kur theksoi se ky vend, ndonëse nuk kishte një dimension të theksuar mbi respektimin e feve të ndryshme, iu hap drita jeshile për në rrugën e saj drejt BE-së. “Refuzimi për ta dhënë këtë herë statusin e vendit kandidat ishte më kompleks se thjesht raporti i familjes europiane me ne, por ishte dhe shprehje e një problemi të brendshëm që po bëhet gjithmonë e më i madh brenda familjes europiane. Kjo ka të bëjë me rritjen e masës shqetësuese të atyre që janë kundër BE-së, të atyre që janë kundër zgjerimit dhe kundër shumëçkaje që BE-ja vetë mëshiron. Kjo nuk ndodhi me Serbinë dhe kjo e bën edhe më dramatike, jo për faktin se Serbia mori dritën jeshile dhe Shqipëria nuk e mori, por sepse Serbisë i mungon një dimension që ne e kemi dhe që për mua është pasuri e jona dhe që është dimensioni fetar. Shoh si pasuri të tonën multireligjionitetin”, theksoi Rama, i cili shtoi gjithashtu se nuk besonte se në Serbi kishte më pak korrupsion dhe krim të organizuar se në Shqipëri. Gjithsesi Rama theksoi se një nga problemet kyçe që Shqipëria kishte me Europën, ishte se qeveria e saj ishte bërë e pabesueshme për sa u përket masave konkrete që duheshin marrë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Prandaj, sipas Ramës, qeveritë e vendeve të rëndësishme europiane kishin kërkuar më shumë kohë nga Shqipëria për t’i akorduar këtë status.

 

Fragment i intervistës i marrë nga gazeta SHQIP

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/12/29/rama-myslimanizmi-shqiptareve-faktor-ne-refuzimin-e-statusit/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top