Shqip

Rama Eksodi, i shqiptarëve në Gjermani, nga situata e trashëguar

Kryeministri Edi Rama, në seancën parlamentare të kësaj të enjteje,  ka folur edhe për eksodin e qytetarëve shqiptarë drejt Gjermanisë.

Sipas Ramës, eksodi ka marrë jetë si pasojë e një keqkuptimi të krijuar nga një njoftim i palës gjermane për punësim sezonal dhe është shfrytëzuar nga elementë kriminalë.

“Eksodi ka lindur nga një keqkuptim dhe në këtë situatë ka ndërhyrë elementi kriminal. Por masat e ndërmarra ndaj kriminalitetit kanë funksionuar në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa në Serbi fluksi i qytetarëve është më i lartë”, ka thënë Rama.

Një tjetër faktor që sipas shefit të qeverisë ka ndikuar në këtë eksod është edhe keqqeverisja 8-vjeçare e kaluar, e cila, siç tha ai, e ka lënë vendin në një pirg me probleme.

“Ne nuk kemi shkop magjik për të ndryshuar situatën e trashëguar nga ju. Mos na i hidhni neve përgjegjësitë tuaja”, ka thënë Rama duke iu drejtuar opozitës.

 

BURIMI http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=297493#k1

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top