Shqip

Rama drejt Preshevës, qytetarët do e presin si kryeministrin e tyre

Banorët e Preshevës mirëpresin sot kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë, lanë sot në orën 07:00 kryeqytetin e Serbisë, Beogradin për t’iu drejtuar Preshevës.

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” shkruan se, banerat “Mirë se vjen kryeministër” gjenden pothuajse në çdo pjesë të Preshevës, ndërsa përgatitjet për mirëpritjen e Edi Ramës janë drejt fundit.

Entuziazmi i shqiptarëve të Preshevës duket që në hyrje të komunës. Fotografia e kryeministri Rama ka pushtuar qytetin duke filluar nga gjimnazi “Skënderbeu” e deri në qendër, në sheshin e dëshmorëve të UCPMB-së.

Për plot 102 vjet pavarësi të Shqipërisë, asnjë president dhe asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka vizituar këto treva. Njëkohësisht për vendasit nuk mbahet mend që Preshevën ta ketë vizituar ndonjë personalitet i lartë, president apo kryeministër serbë apo shqiptar. Dhe ja Kosova lindore ka fatin që për herë të parë sot, pret një kryeministër shqiptar, Edi Ramën.

Ceremonia zyrtare do të jetë në orën 11:00 dhe më pas, do të vazhdohet në takimet e kreut të pushtetit lokal ne Preshevë, si dhe liderë e përfaqësues të shqiptarëve ne këto vise.
Agjenda e vizitës së kryeministrit Rama në Preshevë

7:00 – Nisje për në Preshevë e delegacionit (dy vetura, një minivan).
11:00 – Mbërritje në Preshevë në sheshin “Liria” përpara godinës së këshillit komunal.
11:10 – Dalje në sheshin “Liria” dhe fjalim në podium.
11:30 – Shtrëngim duarsh me pjesëmarrësit dhe ecje në këmbë deri tek materniteti i financuar pjesërisht nga qeveria shqiptare, për të parë gjendjen e qendrës spitalore.
12:00 – Nisje për në restorantin “Rozafa”, rrugës për në Bujanovc. Drekë me personalitetet politike vendore.
14:30 – Mbërritje në Bujanovc dhe ndalesë në shkollën e mesme “Shezai Surroi”.
15:15 – Vizitë e shkurtër dhe përshëndetje në fabrikën “Protex”.
15:45 – Nisje për në pikën kufitare serbo- kosovare të Konculit.
16:10 – Mbërritje në Koncul dhe largim nga territori serb.

/Shekulli Online/ J.C./

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top