ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Radhë në Kapshticë, pala greke shton sportelet pas takimit dypalësh

Doganierët grekë sërish kanë shkaktuar radhë në pikën kufitare të Kapshticës. Ndërsa një pjesë e emigrantëve shqiptarë po kthehen në vendlindje, radha në këtë pikë kufitare është rreth 800 metra. Shkak për këtë situatë është numri i vogël i sporteleve nga pala greke.

Doganierët grek punojnë vetëm me dy sportele, ndërsa në anën shqiptare po punohet me 4 sportele.

Kjo situatë përsëritet çdo vit dhe sidomos në periudhën kur emigrantët shqiptarë në Greqi kthehen në vendlindje për të kaluar disa ditë pushimi me familjarët e tyre.

Ndërsa bëhet e ditu se pas një takim mes drejtuesve të dy pikave kufitare pala greke do të shtojë edhe 3 sportele pasi deri tani ka punuar vetëm me 1 sportel në hyrje, ndërsa pala shqiptare me 4 sportele në dalje.

BURIMI http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/radhe-ne-kapshtice-pala-greke-shton-sportelet-pas-takimit-dypalesh-233841.html#sthash.dass5iBk.dpuf

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top