Incident para presidencës. Një person i pa identifikuar ka sulmuar kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Petrit Vasili.
Ai ka tentuar të qëllojë me vezë kreun e grupit të LSI-së në momentin që Vasili po jepte një deklaratë për mediet pas takimit me Presidentin, Bujar Nishani.
Efektivët e Gardës së Republikës kanë ndërhyrë duke ndaluar agresorin.
Vetë Vasili është shprehur se nuk ka dijeni për arsyen e një veprimi të tillë dhe se nuk e njeh agresorin.
BURIMI www.shekulli.com.al
