ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Qëllohet me armë autobuzi Tiranë Athinë Dy të plagosur

 

79761_2

Një autobus pasagjerësh është sulmuar me armë automatike gjatë orëve të natës në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Një 23-vjeçar, pasagjer në autobus, është plagosur në kraharor prej të shtënave dhe një 19-vjeçare ka marrë plagë të lehta në fytyrë.

Autobusi ishte nisur nga Athina dhe kishte për destinacion Tiranën. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mogila, rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit ndërsa një pjesë e mirë e pasagjerëve kanë qenë në gjumë. Sipas dëshmisë së pasagjerëve të ulur ne vendet e para, një person është shafqur fillimisht në anë të rrugës dhe papritur ka shtënë drejt autobusit plumba që kanë përshkuar hapësirën mbi gomën, në krahun e drejtuesit të mjetit.

Sipas të gjitha gjasave, autori ka dashur të ndalojë autobusin. Personat e armatosur e kishin ngritur pritën duke shfrytëzuar errësirën në rrugë dhe lëvizjen e ngadaltë të mjetit për shkak të gropave në këtë segment. Drejtuesi i mjetit, që ka parë qartë situatën, iu ka kërkuar udhëtarëve të përkulen përpara dhe ka rritur shpejtësinë duke u larguar. Menjëherë më pas, kanë ardhur të shtëna të tjera automatike nga i njëjti krah, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtën armë, pasi mendohet se personat që kishin organizuar këtë pritë kanë qenë disa në numër.

Të shtënat me breshëri të armës kallashnikov kanë thyer dy xhama në pjesën qëndrore të autobusit, ndërsa një prej plumbave ka goditur 23-vjeçarin Lauret Tabaku nga Elbasani, i cili është transportuar më pas me një mjet të rastit për në spitalin e Fierit. Urgjenca e këtij spitali konfirmoi gjendjen e rëndë të të riut të plagosur.

Edhe një 19-vjeçare nga Fieri mësohet se ka marrë plagë të lehta në fytyrë prej thyerjes se xhamave të autobusit. Policia njoftoi se dhjetëra forca policore janë duke kontrolluar të gjithë zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Thuajse një vit më parë, saktësisht më 15 janar të 2013 një tjetër autobus pasagjerësh u sulmua dhe u grabit në dalje te Tepelenës duke shkaktuar frikë dhe panik në akset nacionale.

 

burimi www.top-channel.tv

 

Lexoni Akoma

I plagosuri del nga salla e operacionit ende në gjëndje të rëndë

Sulmi mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia e Gjirokastrës shoqëron 9 persona Vijojnë hetimet

Dëshmia e pasagjerëve Shoferi eci shpejt Fati jonë që shpëtuam

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top