ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Qarkore plotësuese për emigrantët

Siç u informuam nga Drejtoria E emigracionit kjo është qarkore e re pikat e të çilës do zbatohen këtej e tutje.

Shkruan GASTON SANXHAKU

PIKAT KRYESORE TË QARKORES 12/2014

  1. Nuk shtyhen lejet që janë nxjerrë nga Ministria E Brendëshme , lejet EBND si dhe lejet për bashkim familjarë fëmijësh që ka afat deri       në moshën 18 vjeç.
  2. A) RINOVIM I LEJES SË QËNDRIMIT ME PUNË       TË VARUR/SHËRBIMI OSE       PROJEKTI (ΕΞΑΡΤΗΜΕΝΗΣ/ΠΑΡΟΧΗΣ ΥΠΗΡΕΣΙΩΝ ή ΕΡΓΟΥ)

Të gjitha lejet që skadojnë deri më 30/9/2014(me ose pa kohën e shtesë*) rinovohen pa kontroll të pullave(ensima)

  • Kur kërkesa aplikohet deri më 31/5/2014 leja është 2vjeçare dhe i nënshtrohet dispozitave të Ligjit 3386/2005. Duhet kontratë/ergosimo etj
  • Kur kërkesa aplikohet nga data 1/6/2014 leja e qëndrimit është 3 vjeçare dhe i nënshtrohet dispozitave të Linjit 4521/2014. Në pritje të vendimin ndërministrorë.

Për aplikime rinovimi të lejeve të qëndrimit të cilat bëhen duke vënë në dipozicion periudhën 5 mujore të shtyerjes të kohës të aplikimeve**, jepet leje qëndrimit 3 vjeçare me fillim ditën e skadimit të kohës shtesë 5 mujore.

SHËMBULL: Leje me skadim 20/3/2014 merr kohë shtesë deri më 20/8/2014 dhe bëhet aplikim rinovimi me datë 25/6/2014, i jepet leje qëndrimi 3 vjeçare duke filluar nga data 21/8/2014. Në raste të tilla nuk duhen pulla (ensima, kontratë )etj por vetëm leje qëndrimi në fuqi.

B) RINOVIM LEJESH QËNDRIMI 10 VJEÇARE-(ΑΝΑΝΕΩΣΗ ΑΔΕΙΩΝ ΔΙΑΜΟΝΗΣ ΣΕ ΔΕΚΑΕΤΟΥΣ ΔΙΑΡΚΕΙΑΣ)

  • Kur kërkesa e aplikimit dorëzohet deri më datë 31/5/2014 (me ose pa kohën e shtesë) nevoitet Libër shëndeti në fuqi-jo pulla(ensima) dhe të përmbahen kushtet siç ishin në zbatim në ligjin 3386/2005
  • Për aplikime nga data 1/6/2014 në pritje të vendimin ndërministrorë

 

  1. KËRKESA BASHKIMI FAMILJARË (BASHKËSHORTËT)
  • Për kërkesa për bashkim familjar (bashkëshortët) që aplikohen duke marrë kohën shtesë nuk nevoitet burime të mjaftueshme
  • Për kërkesa për bashkim familjar (bashkëshortët) që aplikohen deri më 31/5/2014 pa marrë kohën shtesë nevoiten burime të mjaftueshme
  • Për kërkesa për bashkim familjar (bashkëshortët) që aplikohen nga data 1/6/2014 pa marrë kohën shtesë , në pritje të vendimit ndërministrorë
  1. Vërtetimet Blu (μπλε βεβαιώσεις) që janë lëshuar deri më 1/4/2014 shtyhen deri më 31/3/2015. Ndërrohen Vërtetime Blu vetëm në rastin se ndërrohet pashaporta ose kemi humbje të dokumentit, dhe kjo me vërtetim nga policia

 

 

  1. Aplikime që janë dorëzuar vitet 2010,2011,2012 dhe 2013 përmbushen me librin e shëndetit në fuqi gjatë datës të dorëzimit të aplikimit, ose datës së sotme si dhe 150 euro paravolo. Për bashkimin familjarë duhet dhe për bashkshortin 150 euro paravolo, por siç u tha më lart nuk nevoiten burime të mjaftueshme.

 

E njëjta gjë me të lartpërmendurat është në fuqi për aplikimet 10 vjeçare të cilat u dorëzuan gjatë viteve 2010,2011,2012,2013 dhe u hodhën poshtë për shkak të pullave. Duke sjell libër shëndeti në fuqi jepet leja e qëndrimit. Bashkëshortët e aplikuesëve do paguajnë 150 euro paravolo dhe do marrin leje qëndrimi 3 vjeçare

 

VINI RE . Të gjitha dekumentat shtesë do dorëzohen me KËRKESË TË PËRGJITHËSHME (ΓΕΝΙΚΗ ΑΙΤΗΣΗ) për të cilën i interesuari do kërkoj ti nështrohet dispozitave të Paragrafit të 12 të Nenit 138 të Ligjit 4251/2014 (Kodi i Emigracionit)

 

  1. Kërkesa që janë hedhur poshtë gjatë viteve 2010,2011,2012,2013 vetëm për shkak të mungesës të pullave dorëzojnë kërkesë terapie (shërimi) duke paguar paravolo 150 euro, libër shëndeti në fuqi atëherë ose sot, si dhe dorëzim nga proçese gjygjësore, në rast se është dhënë urdhër i përkohëshëm të ndalimit të vendimit të hedhjes poshtë të aplikimit.

AFATI I DORËZIMIT TË KËRKESAVE TË TERAPISË me të cilën do kërkohet ti nënshtrohen dispozitave të PAR.12 NENIT 138 të Ligjit 4251/2014 është deri më 30/6/2014

Për ALBANIANS.GR

GASTON SANXHAKU

Për të lexuar QARKOREN në Greqisht klikoni në linkun e mëposhtëm

ΒΑΣΙΚΑ ΣΗΜΕΙΑ ΕΓΚΥΚΛΙΟΥ 12/2014

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top