Albanians.gr – Η σελίδα της Αλβανικής Κοινότητας Στην Ελλάδα

ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Qarkore plotësuese e Ministrisë të Brendëshme për shtyrjen e lejes së qëndrimit

Ç) Të drejta        
Gjatë periudhës që përmendet më sipër, qytetarët e vendeve të treta gëzojnë të drejtat e plota të lejes së qëndrimit që disponojnë.
Disa shembuj janë e drejta e punës, e nënshkrimit të kontratës së punës, regjistrim në ent sigurues, kërkesë për AFM, studime, kurim në spitale, asistencë papunësie në OAED, regjistrim në OAED e të gjitha të tjerat e tjera.
Gjithashtu, është e vetëkuptueshme se vazhdojnë siguracionin dhe detyrimet tatimore.

D) Dalja dhe hyrja
Duke marrë parasysh se shtyrja është automatike dhe nuk kërkohet asnjë verifikim, nuk lejohet dalja nga Greqia dhe rikthimi në territorin grek, gjatë kësaj periudhe.
Në rastet kur shfaqet e nevojshme, siç jemi referuar më lart, do të dorëzohet menjëherë aplikim për rinovim e lejes së qëndrimit.
Në çdo rast, nëse shfaqet e nevojshme, do të publikohet vendim përkatës i ministrisë së Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarit, ku do të vendosen dhe kushtet përkatëse.
Gjatë kësaj periudhe nuk lëshohen vendime kthimi, vetëm në rast se skadon leja e qëndrimit.
DH) Afati I lejes së qëndrimit
Data e fillimit të lejeve të qëndrimit që dorëzohen në Shërbime e Emigracionit në Drejtoritë e Decentralizuara,  për të cilat ka dalë dalë vëndim përjashtimi nga Sekretari i Përgjithëshëm osë është dorëzuar aplikim për rinovim për arsye serioze, do jetë data e dorëzimit të kërkesës. Në rast se ka periudhë të ndërmjetësjme qëndrimi në Greqi konsiderohet si i ligjëshëm. Në të gjitha rastet e tjera, data e skadimit do jetë data e skadimit të lejes të qëndrimit siç është formuar para shtyrjes.

E) Llogaritja e detyrimit të siguracioneve

Për periudhën kohore të shtyrje të lejeve të qëndrimit nuk do kërkohen më shumë ditë siguracioni. Në rast se do ekzistojnë ditë siguracionesh gjatë periudhës të shtyrjes të lejes së qëndrimit ato do të llogariten pozitivisht gjatë periudhës kohore të lejes të zakonshme të qëndrimit.
Ë) Çështje Speciale
Në të gjitha raste që janë marrë aplikime për rinovim të lejes së qëndrimit të cilat skadojnë mbas datës 1 janar 2014 do të shqyrtohen dhe do të nxirren rregullisht me datë fillimi , ditën tjetër të skadimit të lejes së zakonshme të qëndrimit.
Nëse lejet e qëndrimit janë shqyrtuar dhe janë nxjerrë lejet e qëndrimit, nuk do bëhen nxjerrje të reja por do jepet rregullisht tek shtetasi që i përket
Nësenë shërbime janë në pritje aplikime(kërkesa) për leje qëndrimi  të cilat skadojnë mbas datës 1 janar 2014 dje  të cilat u dorëzuan brenda një muaji nga data e skadimit të tyre, nuk do vendosen gjobat që parashikohen në ligj
Në të gjithë rastet që janë vënë gjoba apo janë nxjerr leje qëndrimi nuk do kryhet asnjë veprim i mëtejshëm
Sekretari I Përgjithëshëm
Agelos Sirigos

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

Shikoni Dokumentin origjinal të publikuar në Ministrinë e Brendëshme , www.ypes.gr/el/diavgeia

Shtyrja e afatit të lejeve të qëndrimit 1

Shtyrja e afatit të lejeve të qëndrimit 2

Shtyrja e afatit të lejeve të qëndrimit 3

Shtyrja e afatit të lejeve të qëndrimit 4

Pages: 1 2

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top