ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Qarkore plotësuese e Ministrisë të Brendëshme për shtyrjen e lejes së qëndrimit

Qarkore plotësuese e Ministrisë të Brendëshme për shtyrjen e lejes së qëndrimit
Sekretari i Përgjithëshëm i Ministrisë së Brendëshme Agelos Sirigos me një qarkore të dytë sqaron disa hodhësira mbi qarkoren e dalë para disa ditësh, në të cilën të gjithë emigrantëve që ju skadojnë lejet e qëndrimit nga data 1 Janar deri në 30 Prill 2014, këto leje do shtyhen për akoma 5 muaj nga data e skadimit. Lexoni qarkoren e parë këtu. Shtyhet kohëzgjatja e Lejeve të Qëndrimit

Kujtojmë këtu se në mbledhjen që u bë me përfaqësues të Ministrisë të Brendëshme dhe u kërkua shtyrja e afatit të skadimit dhe rinovimit , pjesmarrës në mbledhje si dhe në formulimin e kërkesës ishte dhe kryeredaktori i Portalit Albanians.gr, Gaston Sanxhaku.

Më poshtë po ju paraqesim në gjuhën shqipe qarkoren, dhe në foto të bashkangjitur dhe qarkorja origjinale sic u publikua në faqen e internetit të Ministrisë të Brendëshme
QARKORE NUMËR 2
Tema: Shtyrja e skadimit të lejeve të qëndrimit për qytetarët e vëndeve të tretë
Qarkorja numër 1/2014 e Ministrisë të Brendësjme b) Dokumentacioni me numër protokolli 2878/2014
Në vazhdim të të lartpërmendurave shkrimve dhe mbas pyetjeve që i bëhen sektorit tënë për sa i përket çështjes ju bëjmë të ditur se
A)    Përfituesit
Siç ju kemi informuar, ministria e Brendshme ka paraqitur në Parlament ligj me të cilin parashikohet  shtyrjα e skadimit  të  lejes së qëndrimit të shtetasve të vendeve  të tretë, që jepen nga Drejtoritë e Emigracionit të Shërbimeve të Decentralizimit, që skadojnë në periudhën 1 janar 2014-30 prill 2014.
Këto leje qëndrimi shtyhen deri në 5 muaj nga data e skadimit, pa gjobë. Duhet të keni kujdes se: data e vlefshmërisë dhe data e skadimit të shtyrjes së mësipërme nuk është e njëjtë për të gjitha kategoritë: (Për shembull leje qëndrimi që skadon më 31 janar 2014 shtyhet deri më 30 qershor 2014, ndërsa leje e qëndrimit që skadon më 30 prill 2014, shtyhet deri më 30 shtator 2014.)

B)    Aplikimi për rinovim
Aplikimi për rinovim i këtyre lejve që hyjnë në kategorinë e lartpërmendur, bëhen detyrimisht 2 muaj para skadimit duke shtuar dhe muajt e shtyrjes. Fjala vjen leje qëndrimit që skadon më 31 janar 2014, aplikimi për rinovim duhet dorëzuar pas datës 1 prill 2014.
C)    Përjashtimet
Shtyrja e afatit të lejes së qëndrimit dhe aplikimit për rinovim deri në dy muaj para skadimit të afatit vlen për të gjitha zonat e Greqisë. Çdo  Sekretar i Përgjithshëm i Drejtorisë së Decentralizuar ma mundësinë të marrë vendim sipas territorit në kopetencë, mundet që  në disa zona të pranohen aplikime  për rinovim gjatë gjithë periudhës së shtyrjes së lejes së qëndrimit. Është e vetkuptushme  që dorëzimi i aplikimit për rinovim është në varësi të dëshirës së shtetasit të vendit të tretë.
Referimet e paragrafit dy i Drejtohen Shërbimeve të Emigracionit për të cilat është lështur vendim.
Këto shërbime do pranojnë aplikime për rinovim  të lejeve të mësipërme gjatë gjithë periudhës së shtyrjes, vetëm nëse vërtetohet arsye serioze.
Referohen si arsye serioze nevojshmëria urgjente e një udhëtimi(blerja e biletës), sëmundje e të interesuarit apo e ndonjë nga familjarët(Nevojë kurimi), kërkesë pune në vend tjetër anëtar të BE-së (në rastet e kërkesës për leje afatgjatë), studime jashtë vendit, ERASMUS, pjesmarrje në programe të Sekretarisë së Përgjithshme të Brezit të Ri etj.
Arsye serioze, në çdo rast, konsiderohet rinovimi i lejes së qëndrimit të lëshuar nga ministria e Brendshme, vleshmëria e të cilave nuk shtyhet, siç dihet, e rinovimi kryhet nga Shërbimet e Emigracionit në Drejtoritë e Decentralizuara (Për shëmbull anëtarë të familjes së grekut, prindër të shtetasit grek të mitur, të rritur me arsim grek fillor e të mesëm. Etj)

Për të parë pjesën tjetër shtypni tek butoni i kuq TJETRA

Pages: 1 2

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top