ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Pyetje përgjigje të shpejta për disa nga problemet që hasin emigrantët

Albanians.gr me leje të veçantë

Albanians.gr me leje të veçantë

publikon sot disa pyetje përgjigje të shpejta rreth disa problemeve të emigrantëve.

 

 

Kam leje qëndrimi për punë të varur dhe dua ta rinovoj. Sa pulle (ensima) më nevojiten.

Për të rinovuar lejen e qëndrimit të nevojiten 120 pulle (ensima) në vit. Në se leja juaj është dyvjeçare duhet të keni gjithsej 240 pulle (ensima) për të dy vitet.

 

Nuk plotësoj numrin e pulleve (ensimave) per rinovim. Mund ti blej?

Mund të blesh deri në 20% të pulleve (ensimave) që nevojiten  . Dmth, çdo vit mund të kesh 96 pulle (ensima) dhe të paguash ne IKA per 24 të tjera.

 

Gjatë periudhës së kaluar u pushova nga puna   dhe nuk plotësoj  numrin e pulleve  (ensimave) që kërkohen . Çmund të bej?

Mund të rinovosh lejen në se vërteton me fakte mungesën tuaj nga puna. Kjo vërtetohet  me mënyra të ndryshme. Kryesore është që të vërtetosh që merrje asistencë nga OAED-i ose kishe kartë papunësie ose nuk mund të punoje për arsye shëndetësore. Për cdo rast duhet të kesh 100 pulle (ensima)  për dyvjeçarin.

Kujdes: Nuk zbritet si më parë perudha e mungesës nga Greqi.

 

Kisha kartë papunesie gjatë 12 muajve të lejës së fundit. Sa pulle (ensima) duhet të kem për të rinovuar lejen e qëndrimit?

Për çdo rast mund të llogaritësh vet pullet (ensimat) që të nevojiten. Numri i përgjithshëm i ditëve të punës është 600 (25 në muaj). Nga këto duhet të zbresësh  ditët  perktëse të papunësisë. Në se ke papunësi të plotë prej 12 muajsh zbret 300 ditë pune dhe të nevojiten 120 pulle (ensima). Në se ke të paktën 96 pulle (ensima) mund të blesh 20% dhe ti plotësosh.

 

Sa kushton nje pulle (ensimo)? Cila pulle (ensimo) është baza mbi të cilën bëhet llogaritja në përputhje me sindikatat e GSEE? 120 pullet(ensimat) që janë te nevojshme për rinovim sa kushtojnë?

Nuk shtrohet çështja e «blerjes» se pulleve (ensimave), por vetëm 20% të kërkuara ne bazë të urdhërit përkatës  të prefektures  . Ato llogariten  afërsisht 7 euro për ditë pune.

 

Jam i ligjshëm prej 10 vjetësh . Çfarë leje qëndrimi mund te marrë ?

Në se ke plotësuar 10 vjet qëndrim te ligjshme dhe plotëson kushtet për leje qëndrimi afat gjatë (mjaftojnë 5 vjet qëndrimi  të ligjshëm) ose lejen 10 vjeçare.

 

Kam lindur në Greqi dhe mbulohem nga leja e qëndrimit te  prindërve të mi. Çfarë leje qëndrimi mund të marrë mbasi të 18-ve

Kur të mbushësh 18 vjeç duhet të marrësh lejen e qëndrimit të pavarur të cilën duhet ta rinovosh cdo vit per tre vjet.

Ke të drejtë gjithashtu në rast se ke mbaruar ne Hellas arsimin  e detyrueshëm  dhe gjimnazin të fitosh lejen e qendrimit me  afat  të gjatë ( pa të drejtë punësimi në Komunitetin Europian) mjafton që të jenë  të ligjshëm të dy prindërit  në se ndodhen ne Hellas.

Gjithashtu ke të drejtë të përfitosh lejen e qëndrimit me afat të gjatë (me të drejtë punesimi ne Bashkimin Europian) ose leje qëndrimi 10 vjeçare në se mbulon kushtet që kerkon ligji.

 

Kam bërë kërkesë për rinovimin e lejes së qëndrimit dhe kam marrë vertetimin blu (ble veveosi). Për sa kohë është i vlefshëm.

Vërtetimi blu me ligjin që u votua në 2011 është i vlefshëm për një (1) vit. Në rast se nuk ka dalë leja juaj e qëndrimit deri atëherë duhet të paraqitesh ne bashki për të marrë vërtetim të ri  Në se ke marrë vërtetim në cdo kohë para 30 Shtatorit të 2011 është i vlefshëm deri në 30 Shtator të 2012.

 

Çfarë është karta e emigrantit

Karta e emigrantit (dokument i veçantë )  do të zëvendësojë për pak kohë pullen ngjitese (sticker) që ke në pasaportë e cila tregon që ke leje qëndrimi. Në rinovimin e ardhshëm të lejes suaj do të japin në vend të pulles këtë kartë.

 

Dua të hap biznesin tim  ne Greqi. Mundem?

Mundesh të hapësh biznesin tënd në se je posedues ose përfiton lejen e veçantë  të qëndrimit për këtë qëllim (leje per veprimtari  të pavarur  ekonomike).

Gjithashtu ke të drejtën në se je posedues i  nje nga këto lejeve të më poshtme: Leje me afat të gjatë, leje dhjetëvjeçare, leje si pjestar i familjes hellene ose qytetar europian.

 

Kam ardhur në Greqi për studime dhe deshiroj të qëndroj për të punuar në Greqi. Mundem të qëndroj?

 

Si fillim  ndalohet të ndryshojë qëllimi i lejes se studimit me leje pune. Nje studiues mund të qendroj në Greqi në se plotëson të gjitha kushtet për leje 10 vjeçare, në se martohet me qytetar grek ose Europian, ose në se siguron vizë të veçantë në përputhje me proçesin e ndryshimit të qëllimit.

Me përjashtime të veçanta   një studiues-student nga vëndet e treta  mund të vazhdojë të qëndroje si i punësuar në Greqi në se përfshihet në dispozitat e ligjit  407/12 (karta blu).

 

Për të bërë pyetje drejtohuni tek Kategoria

Pyetje – Përgjigje rreth ligjeve të emigracionit dhe të marrjes së nënshtetësisë Greke

Shpjegim. Këto informacione u morrën me leje të veçantë për portalin www.albanians.gr nga faqja www.mighelp.net

 

LEXONI AKOMA

Pyetje – Përgjigje rreth ligjeve të emigracionit dhe të marrjes së nënshtetësisë Greke

Të gjitha informacionet mbi problemin e toponimeve

Të gjithë të informacionet rreth ligjit për marrjen e nënshtetësisë Greke nga emigrantët

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top