Shqip

Punë në Gjermani. Ndryshon rregulloja për qytetarët Shqiptar

Nga data 1 janar 2016 për shtetasit eShqipërisë, Bosnjë-Herzegovinës, Kosovës, ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë vlen një rregullore e re për fillim pune për çdo lloj punësimi.

Për të hyrë në Gjermani me qëllim fillimin e një pune nevojitet një vizë, për të cilën ju duhet të aplikoni në ambasadën gjermane në shtetin e juaj përkatës të origjinës, apo në shtetin e vendbanimit tuaj të ligjshëm.

Aplikimi për vizë nuk është i mundur në Gjermani.

[maxbutton id=”5″]

 

Çfar ndodh me azilkërkuesit

Personat, të cilët brenda 24 muajve para aplikimit për vizë, kanë qëndruar në Gjermani si azilkërkues ose si të toleruar (Gedultete) dhe që kanë pranuar përfitime mbi bazën e ligjit të përfitimeve për azilkërkuesit, sipas rregullores së re nuk mund të marrin vizë.

Kjo ndalesë nuk vlen për personat të cilët kanë parashtruar një kërkesë azili mes 1 janarit 2015 dhe 24 tetorit 2015, dhe që më datën 24 tetor kanë qenë akoma në Gjermani dhe pastaj janë larguar nga Gjermania pa vonesë.

Shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë-Herzegovinës, Kosovës, ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë vetëm në raste shumë të rralla u njihet e drejta e mbrojtjes (Status i refugjatëve), pasi që vijnë nga të ashtuquajtura “shtete të sigurta të origjinës”.

Kush udhëton në Gjermani dhe parashtron një kërkesë azili dhe vazhdon të qëndrojë derisa kërkesa e tyre për azil të jetë refuzuar, duhet të llogarisë që ndaj tyre do të shqiptohet një ndalesë për hyrje në Gjermani dhe në gjithë zonën Shengen për një periudhë të gjatë kohore.

Çfar ndodh me emigrantët në Greqi

Emigrantët që ndodhen në Greqi mund të punojnë në Gjermani vetëm nëse janë të pajisur me Leje qëndrimi me kohë të zgjatur (Epi makron diamenontos-5 vjeçare) ose me leje qëndrimi si bashkshort qytetari grek.

Me të gjitha llojet e tjera të lejeve të qëndrimit , nuk është e mundur punësimi në asgje shtet të Bashkimit Europian.

Proçedura për vizë pune për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Për të lexuar proçedurën që duhet të ndiqni për aplikimin për vizë pune  klikoni tek pdf i mëposhtëm

Punë në Gjermani, ja rregullorja e re

 

Burimet për artikullin

  1. Ambasada Gjermane në Tiranë
  2. Ambasada Gjermane në Prishtinë
  3. Albanians.gr Si të ktheni lejen 10 vjeçare në leje qëndrimi me kohë të zgjatur (5 vjeçare që të lejon punësim në Bashkimin Europian
  4. http://www.noa.al/artikull/shpallja-zyrtare-rregullore-e-re-per-fillimin-e-nje-marredhenie-pune-ne-gjermani/545535.html
  5. http://www.sot.com.al/aktualitet/pun%C3%AB-n%C3%AB-gjermani-ja-rregullorja-e-re

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top