Shqip

Pse nuk lejon Greqia shqiptarët të kalojnë me pashaporta Biometrike. Çfar duhet të bëni

Pse nuk lejon Greqia shqiptarët të kalojnë me pashaporta Biometrike. Çfar duhet të bëni

Shkruan Gaston Sanxhaku

Para disa ditësh, me dhjetra shqiptarë u ndaluantë kalonin në Greqi nga autoritetet greke në pikën kufitare të Kakavisë , edhe pse ato ishin të paisur me pashaporta biometrike, me anë të të cilëve që në vitin 2010 që u liberalizuan vizat, shqiptarët kanë të drejtë të lëvizin lirëshëm në shtetet e zonës Shengen.

Këto ngjarje janë të përditëshme në pikat kufitare, dhe mediat shqiptare shumë herë kanë publikuar artikuj dhe reportazhe për këtë fenomen.

Por çdodh në realitet? Pse ndalohen qytetarët shqiptarë në kufi?

Kjo ndodh për arsye se një pjesë e bashkëatdhetarëve tonë, duke përfituar nga lëvizja e lirë në shtetet e zonës Shengen, pjesë e së cilës është edhe Greqia, vijnë në Greqi për të punuar. Por hyrja në shtetet e zonës Shengen me pashaportë biometrike lejohet vetëm për arsye vizite të thjeshtë, si psh turistike apo vizite tek njerëz të afërm etj. Ndalohet rreptësisht punësimi!

Për këtë arsye shteti helen ndalon të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të kalojnë në Greqi me pashaportë biometrike dhe nuk përmbushin disa rregulla që janë vendosur nga Bashkimi Europian.

Duhet theksuar fakti që , autoritetet greke ndalojnë vetem moshat që janë “prodhuese” zakonisht djem të rinj 18-30  vjeç. Nuk është raportuar asgjëherë të jane ndaluar mosha të mëdha ose fëmijë apo familjarë. Dhe pyetjes se pse ndodh kjo vetëm në Greqi, përgjigjja është shumë e thjeshtë, sepse në Greqi shfaqet më shumë ky fenomen për arsye të kufirit tokësore mës dy vëndeve që e bën më të lehtë levizjen e qytetarëve shqiptarë.

Çfar duhen të bëjnë qytetarët shqiptarët që të kalojnë në Greqi?

 

Siç kuptohet shumë thjeshtë, “bashkë me të thatat po digjen dhe të njomat”. Për shkak të qytetarëve shqiptarë që bëjnë shkelje të kushteve të vizitës në zonën Shengen duke hyrë për punësim, po “digjen” dhe qytetarë shqiptarë dë dëshirojnë të vijnë në Greqi për arsye turistike, familjare etj.

Në këtë link që po vendosim do gjeni hodhësisht të gjithë rregulloren e kalimit në vëndet e zonës Shengen.

Klikoni këtu për të lexuar hodhësisht: Levizja e lirë (pa viza) në vëndet e Zonës Shengen-Rregullat e lëvizjes së lirë

Për të gjithë ata që duan të vizitojnë Greqinë sipas arsyeve duhen të kenë me vete përveç pashaportës biometrike

Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja

  1. Kur deklaron në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor.
  2. Kur deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
  3. Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.)
  4. Kur deklaron se udhëton për vizitë tek një i afërm, duhet të jetë i pajisur me ftesë të sigluar me vulë nga komuna e rezidencës së pritësit dhe të jepet informacion mbi këtë person me të dhënat e tij si adresa, numri i telefonit etj.
  5. Si dokument shtesë bindës do të ishte edhe një kopje e leje qëndrimit të pritësit

Gjithashtu duhe patjetër të keni me vete mjete të mjaftueshme për sigurimin e jetesës-shumë parashë. Kjo shumë ndryshon nga vëndi në vënd por për Greqinë duhet t; dispononi:

50euro në ditë ose miminumi 300 euro për ndejtje deri në 5 ditë. Për minorenët kjo shumë është 50% më pak.

Për të parë shumat për të gjithë vëndet e zonës SHENGEN klikoni këtu

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët Shqiptarë që dëshirojnë të vijnë në Greqi për punësim apo për arsye të tjera

Për ata qytetarë që dëshirojnë të vijnë për punësim apo për studime në Greqi, ata do duhen të jenë të paisur patjetër me vizë. Viza nxirret nga Ambasada  Greke në Shqipëri, dhe kërkon një proçedurë standarte të cilën do e gjeni në lidhjet e mëposhtëme

Θεώρηση εισόδου για εξαρτημένη εργασία

Α1) Εξαρτημένη εργασία – Παρέχεται πρόσβαση στην αγορά εργασίας για μισθωτή απασχόληση

Δ1.1. Θεώρηση εισόδου αρχική χορήγηση και ανανέωσης άδειας διαμονής για σπουδές

Vini re: Për të gjithë qytetarët që nuk zbatojnë rreullat e zonës Shengen, mund të ketë ndëshkime si përshëmbull ndalim të hyjnë në Greqi dhe në shtetet e zonës Shengen për 5 vite etj.

Por ndëshkimi më i madh bëhet për qytetarët shqiptarë të cilët dëshirojnë të hyjnë në Greqi për arsye të tjera dhe nuk i dijnë mirë rregullat, dhe për arsyet e lartpërmenduara bëhen vuajtës të disa rregulloreve për të cilat nuk janë shkaktarë.

Albanians.gr

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top