ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Protestë për Toponimet para Parlamentit Grek FOTO

Athinë. Emigrantët shqiptarë në Greqi  protestuan dje në mënyrë paqësore përpara Parlamentin Grek për çështjen e Toponimeve.

Emigrantët Shqiptarë kërkuan që problemi i Toponimeve të zgjidhet menjëherë, dhe mos të mbahen peng fëmijët e emigrantëve për hir të politikave shtetërore.

Rikujtojmë se shteti grek dha leje për kalimin e lirë të emigrantëve që kanë problem me toponimet nga data 13 Prill deri më 5 Maj. LEXO MË SHUMË KËTU Toponimet Lejohet kalimi i lirë deri më 5 Maj

Protesta ishte e organizuar nga FSHSHG. Protesta u mbashtet edhe nga KEERFA.  Kryetari i FSHSHG Etmond Guri dhe i KEERFA Petros Kostandinu mbas përfundimit të protestës dorzuan një peticion në Ministrinë e Jashtëme të Greqisë, ku kërkohet zgjidhje e menjëherëshme e këtij problemi.

KOMENT ALBANIANS.GR:

Edhe një herë pjesmarrja në protestë ishte e kufizuar në krahasim me familjet e emigrantëve që preken nga ky problem. Gjithësej para Parlamentin u mblodhën rreth 50-60 veta, numër sigurisht shumë më i lartë se 10-15 që ishin mbledhur herën e kaluar. Gjithësesi organizatorët e protestës  duhen përgëzuar për këtë iniciative, si dhe pjesmarrësit që ishin prezent.

Nuk është faji as i organizatorëve, as i mediave  për këtë mospjesmarrje. Vetë ne emigrantët për të shumtën herë treguam se jemi totalisht neglizhent kundër çështjeve të emigracionit. Dhe një herë treguam se na pëlqen vetëm të qahemi, vetëm të komentojmë në Facebook. Mbase është  frika se nëse merr pjesë në një demostratë të tillë do vehesh në sy të policisë, apo më keq akoma të elementëve nacionalist grek?….Por jo nuk është…është komplet ajo neglizhenca tipike shqiptare.. Gjithësesi nëse ne vetë nuk kërkojmë të drejtat tona, nesë ne vetë nuk interesohemi, mos të presim të interesohet as një forcë politike, as një qeveri asnjë pushtetarë. Dhe dje dhe një herë u vërtetua fraza që çdo popull si përfundimisht ka qeverinë që meriton…Kur ne emigrantët, që fëmija rrezikon të ngeli në kufi, që rrezikon të ngeli pa dokumenta nuk  e “vejmë ujin në zjarr”, pse ta vej qeveria shqiptare (që është fajtore për këtë problem) dhe aq më shumë qeveria greke, e cila fundja fundit kërkon të zbatohen konvertat ndërkombëtare?

Shikoni fotografitë nga protesta.

Reportazh-fotografi për Albanians.gr

GASTON SANXHAKU

proteste athine toponimet (15)

proteste athine toponimet (18)

proteste athine toponimet (9)

proteste athine toponimet (10)

proteste athine toponimet (11)

proteste athine toponimet (12)

proteste athine toponimet (16)

proteste athine toponimet (14)

 

proteste athine toponimet (1)

proteste athine toponimet (2)

proteste athine toponimet (17)

proteste athine toponimet (5)

proteste athine toponimet (7)

proteste athine toponimet (6)

proteste athine toponimet (8)

proteste athine toponimet (3)

proteste athine toponimet (19)

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top