Shqip

Promovimi në Athinë i librit “Edip Ohri Lejenda e Aviacionit” i autorit Agustin Gjinaj

Ditën e Premte 7 Nëntor 2014 në orën 18.00 ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në promovimin dhe paraqitjen e librit “Edip Ohri Legjneda e Aviacionit” e autorit Agustin Gjinaj.

Paraqitja do bëhet në ambjentet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, ditën e premte 7 Nëntor ora 18.00. Hyrja është e lirë për të gjithë.

Promovimin e librit do e bëj autori i librit zoti Agustin Gjinaj. Në aktivitet do marri pjesë Atashehu Ushtarak i Shqipërisë në Greqi z. Nikolla Drini, si dhe të bijat e zotit Edip Ohri, Marjana dhe  Arjana Ohri.

Aktiviteti organizohet nga Albanians.gr nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Athinë.

10264535_10202877853600768_9014075133823669082_n

LIBRI “Edip Ohri Legjneda e Aviacionit”

Monografia i kushtohet komandantit të parë të Aviacionit Shqiptarë, ose siç quhej atë kohë Aviacionit Luftarak, kolonel Edip Ohrit.

Komandant Edip Ohri u lind në qytetin e Strugës më 3 Janar 1925. Gjatë viteve 1942-1944 ishte pjesmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare në Brigadën e II Sulmuese. Mbas përfundimit të luftës, Edip Ohri niset për studime në Jugosllavi, dhe më pas në Bashkimin Sovjetik, ku mbaroj me rezultatin Shkëlqyeshëm “i aftë për të komanduar njësi dhe shtabe të nivelit operativ të Forcave Ushtarake Ajrore”

Në vitin 1952 emërohet komisar i Skuadriljes së parë të të Aviacionit Shqiptarë, detyrë të ciln e mban deri në vitin 1954, dhe më pas në vitin 1955 emërohet zëvëndëskomandant i MKA të shtetit si dhe Komandant i Aviacionit.

Në ditët kur komandanti ishte Edip Ohri, aviacioni shqitar njohu zhvillim të paimagjinuar, dhe arriti nivele shumë tënë  larta. Nën drejtimin e Edip Ohrit, aviacioni shqiptar kaloi nga periudha e avioneve me helike ne avionët reaktiv MIG 15, 17 si dhe në avionët supersonik MIG 19 dhe Mig 21.

Gjithashtu nën drejtimin e Edip Ohrit u ndërtuan disa aerodrome ushtarake, si i Kuçovës, i Rinasit i Gjadrit, aerodromi i Tiranës, helikodromi i Farkës, si dhe disa aerodrome rezervë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Parku i avionëve i Shqipërisë numëronte mbi 240 avionë dhe helikopterë të tipave të ndryshëm, si MIG 15 17 19 dhe 21, avionë transporti IL14 dhe An2 , avion mësimor YAK 18 si dhe helikopter MIL MI4

Por dhe vetë Edip Ohri ishte një pilot i shkëlqyer.Në vitin 1957 merr titullin PILOT I Klasit të I, një titull që shumë pak aviator shqiptarë e gëzonin.  Edip Ohri ishte një pilot i madh. Nuk ka mjet luftarak që ka disponuar Shqipëria që mos ta ketë pilotuar Edip Ohri. Gjithësej  ai kreu 4000 orë fluturim pa ndërprerë asnjëherë punën drejtuese si komandant i Aviacionit Luftarak Shqiptarë.

Në vitin 1974 Edip Ohri nxirret në pencion nga Ushtria . Po atë vit ai u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor në legjistraturën e VIII të tij.

Por mirnjohja e sistemit, për kaq vite përpjekje dhe shërbimi për Atdheun u shpërble nga diktatura e Enver Hoxhës me burgim. Për motive politike të sajuara, Edip Ohri burgoset në vitin 1979, nga ku del mbas plot 9 vitesh në vitin 1989.

Disa fjalë për shkrimtarin.

Agustin Gjinaj është gazetar publicist dhe studjues. Ka mbaruar Akademinë Ajrore në Vlorë, dhe ka shërbyer për disa vite në Forcat Ajorore dhe pothuajse po aq vite ai ka punuar si gazetar, publicist e studiues në fushën e politikave të Sigurisë Kombëtare. Nga viti 1998 deri në vitin 2003 ka  punuar si gazetarë në Gazetën Ushtria, dhe nga viti 2004-2009 në Komandën e Forcave Ajrore ku ka drejtuar botimin e revistës Forcat Ajrore.

Ai është autor i librave: “Në Kështjellën e mbrojtjes”, Sht. Bot. e Ushtrise, 2000, “Tranzicioni në uniformat e blerta”. Sht. Bot. “Dita”, 2001, “Ushtria drejt NATO-s e vitit 2010”, “Dita”,  2002,  “Ne jemi nga ushtria”, “Dita”,  2003, “Mig-et shqiptarë, 50 vjet punë,10 vjet debat”, “Mësonjëtorja”,  2006, “Ftesa që ndau dy epoka”, “EJAL-CO”, 2008, “Dilema e votës”- “BOTART”, 2010, “Aviacioni shqiptar”, “BOTART”, 2011. “Lidershipi shqiptar përmes historisë së Ushtrisë, GEER, 2012” si dhe “Edip Ohri, legjenda e aviacionit”- BOTART 2014.

Falenderime

Albanians.gr dëshiron të falenderoj Ambasadën Shqiptare në Athinë, dhe Atashehun Ushtarak në Greqi z. Nikolla Drini për mbështetjen e pakufizuar që na dha në organizimin e këtij aktiviteti

Gjithashtu dëshirojmë të falenderojmë  kompaninë TOP-LINES Albania për ndihmën që na ofroi.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top