ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Promovimi i forcës fizike kundrejt asaj intelektuale, ndoshta shkaku kryesor i prapambetjes së shoqërisë shqiptare

Promovimi i forcës fizike kundrejt asaj intelektuale, ndoshta shkaku kryesor i prapambetjes së shoqërisë shqiptare.

Akoma vuan shoqëria shqiptare nga sindromi i ”të fortit”. Ai i cili nuk e çan shumë koken, që shkel ligjet, që është gati për tu zënë me të gjithë, ai që bërtet më shumë, që ka shikim të egër, që ka gjuhë të rreptë, ”ai” konsiderohet ende i fortë në shoqërinë tonë.

Ndaj akoma edhe në ngasjen e makinës shohim fenomene të tipit, ”Si vë rrip ti o gangster” ti je ai e kyj etj etj

Ku mos bindja ndaj rregullave që faktikisht mbrojnë shëndetin tonë konsiderohet si trimëri! Akoma edhe kriminelë të cilët merren me narkotrefike dhe trfaik njerëzish konsiderohen si të fortë! Të burogosurit që kanë shkel ligjin disa here, vetëm dhe vetëm se kanë shkuar kundër policisë së rendit konsiderohen heronjë. Madje nuk mungojnë me dhjetra faqe ku promovohen dhe admir.ohen kriminelë pasi janë arratisur nga burgu. Sidomos shumë të rinj konsiderojnë këta persona si idol!!

 

Çfare shoqërie jemi dhe çfarë shoqërie do të bëhemi nëse nje pjesë e mirë e jona promovon një sjellje të tillë.

Vënde të vogëla si Maqedonia, Mayli i Zi, Serbia, Kroacia, Lituania, Estonia etj, janë vënde ish komuniste që sot jetojnë me mirë se ne. Kanë ekonomi më të fortë dhe mirëqënie më të lart!

Diçka nuk bëjnë siç duhet!

Nëse heronjt e të rinjve nuk janë Steve Jobs, Marc Zuckenberg, Bill Gates, disa nga pionerët e recolucionit informatik, atëherë diçka nuk shkon mirë.

Duhet të adhurojmë personat që fitojnë me djersën dhe mënçurin e tyre dhe jo me pisllëqet që krijojnë korrupsion, kriminalitet, një shoqëri që mbahet peng nga krimi.

Arsimi shqiptar është rënditur i fundit në Europë për sa i përket prëgatitjeve të studentëve të vet, kurse kriminelët shqiptarë konsiderohen si më të dhunshmit, të gjitha këto në një popullësië 3,5 milionë banorë gjithsej.

Quo Vadis Albania?

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top