ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Profecite e Andreotit

Nje artikull nga Mitro Cela
Vjeshtë e dytë 1991. Azem Hajdari, Filip Çakuli dhe unë morëm ftesë për të vizituar Italinë. Në atë mot mbaja tre nishane. Deputet i PD-së në Tiranë. Kryeredaktor i RD-së. Anëtar i Kryesisë së PD-së. Filipi ishte zëvendësi im në gazetë. Azemi? Lider. Në Romë na priti Dashnor Dervishi, ambasador i Shqipërisë. Për habinë tonë, na kishte organizuar një takim me Andreotin, Kryeministrin e Italisë.

-Fjala e Andreotit:

Nje artikull nga Mitro Cela
Vjeshtë e dytë 1991. Azem Hajdari, Filip Çakuli dhe unë morëm ftesë për të vizituar Italinë. Në atë mot mbaja tre nishane. Deputet i PD-së në Tiranë. Kryeredaktor i RD-së. Anëtar i Kryesisë së PD-së. Filipi ishte zëvendësi im në gazetë. Azemi? Lider. Në Romë na priti Dashnor Dervishi, ambasador i Shqipërisë. Për habinë tonë, na kishte organizuar një takim me Andreotin, Kryeministrin e Italisë.

-Fjala e Andreotit:

– Më foli ambasadori. Keni vënë jetën në rrezik për demokracinë. Rasti i rrallë sot të takosh heronj të vërtetë (kur plasi rrëmuja, shkova në Greqi, – tha Filipi, nën zë. Isha i martuar, kisha dy fëmijë)… Me siguri, Italia u duket parajsë. Normale. Vini nga një skëterra ekonomike. Por unë, nga froni i Kryeministrit, kam një tjetër parafytyrim. Me rënien e Murit të Berlinit kapitalizmi qëndron i vetëm. Shumë bëjnë hosana! Vdiq socializmi! Rroftë kapitalizmi! Unë mendoj: Çasti i triumfit të kapitalizmit është edhe çasti i krizës së tij! Në shekullin e 20-të, kapitalizmi ka mbijetuar me socializmin. Kapitalizmi mbiprodhonte mallra konsumi. Socializmi konsumonte. Socializmi prodhonte lëndë të para. Kapitalizmi i përpunonte. Ra socializmi. Mbeti kapitalizmi. A mund të mbijetojë ky lloj kapitalizmi, nëse nuk ndryshon? Sigurisht që jo. Po u them një fakt. Kur u krijua FMN-ja? Në vitin 1946, pikërisht në vitin kur bota u nda mes kapitalizmit dhe socializmit. Ka dy vjet që socializmi dha shpirt. FMN-ja është po ajo. Ka marrë në dorë “flamurin” e reformave në vendet në tranzicion… Nuk do jetë e largët dita kur reformat e bekuara nga FMN-ja do të “prodhojnë” kriza, tension, varfëri, papunësi në vendet në tranzicion. Me kalimin e viteve, kriza do të ketë tendencën të “eksportohet” në vendet e zhvilluara… Një ditë, mund të vijë një krizë ekonomike si Depresioni i Madh i vitit 1929. Depresioni i parë solli fashizmin. Depresioni i ardhshëm mund të rikthejë socializmin…

Ra telefoni. Andreoti lëvizi nga vendi. Burrë i mençur, – tha Azemi… Foli si profet, – thashë unë… Kryeministri u kthye disi i shqetësuar.

– Një nga ministrat ka dhënë dorëheqjen… Më hap ca telashe… Edhe politika ka mbijetuar duke pasur si partner socializmin. Me frikën nga komunizmi, ushtria merrte pjesën e luanit nga buxheti i shtetit. Në emër të Luftës së Ftohtë, injoroheshin shumë probleme të brendshme. Ra komunizmi. Ka ardhur koha të ndryshojë politika. Të ndryshojnë partitë. Po nuk u bë kjo sot, nesër Partia Demokristiane dhe ajo Socialiste e Kraksit do të mënjanohen nga skena politike.

Një vit më vonë. Andreoti dha dorëheqjen. Partia Demokristiane u nda. U copëtua. Të njëjtin fat pati edhe Partia Socialiste. Lideri historik i saj, Kraksi, përfundoi në ekzil në Tunizi. U shpall person i padëshiruar, derisa vdiq në dhe të huaj… Kështu u plotësua gjysma e profecisë së Adreotit…

Vjeshtë e dytë 2008.

Bota ekonomike u trondit. Dy banka amerikane shekullore falimentuan. Në rrezik falimentimi, kompania më e madhe në botë e sigurimeve AIG. Bursat në fillim shtangën. Pastaj erdhi rënia drastike. Njëkohësisht. Në Nju Jork, Londër, Tokio. Kriza e nisur në sistemin monetar, shtriu metastazat në prodhim. Hapi i parë. Papunësia. Në SHBA sot janë mbi 8.1 për qind. Hapi i dytë, rënia e eksporteve. Në valle u fut edhe Kina. Në tremujorin e parë të këtij viti, eksportet kineze ranë 29 për qind. FMN dha alarmin: Në SHBA, Angli, Japoni, Francë, kudo në botë për vitin 2009 nuk do të ketë rritje prodhimi. Depresioni ekonomik ka marrë përmasat e Depresionit të Madh të vitit 1929. Mos vallë po vërtetohej e plotë profecia e Andreotit?

Kriza përkoi me zgjedhjen e Obamës si President. Lideri karizmatik i bëri presion Kongresit dhe Senatit, dhe të dy dhomat miratuan paketa shtetërore për të mëkëmbur sistemin bankar dhe për t‘i dhënë oksigjen ekonomisë. Miliardat e para i morën bankat. Pastaj AIG, kompania amerikane e sigurimeve. Në vazhdim, paratë e taksapaguesve amerikanë u derdhën si lumë në Boston, që është kryeqyteti i prodhimit të makinave.

Këtu merr rrugë dilema e Obamës. Ai përfaqëson të majtën e qendrës. Por është President i një vendi kampion të ekonomisë liberale. Do të vazhdojë rrugën e kaubojit, simbol i ekonomisë liberale anglo-saksione, apo do t‘i nënshtrohet samurajit, simbol i ekonomisë sociale të tregut? Do qëndrojë në sinoret e socialdemokracisë moderne apo do të shkasë në socializëm?

Në epokën e tyre, Toni Bler dhe Bill Klinton i bënë hosana “rrugës së tretë”. Por kjo rrugë degjeneroi në gjepura. As Presidenti amerikan dhe as Kryeministri anglez nuk patën kurajë ta veshin kaubojin me kostumin e samurajit?! Sa për kulturë: Anti-globalistët dhe të gjelbërit, për shumë analistë, kanë zënë vendin e socialistëve. Por ata nuk ofrojnë asnjë teori ekonomike. Ata nuk pëlqejnë asgjë. Bëjnë vetëm kalkulime ekonomike. Ithtarët e majtë filozofojnë: aktivitetet e biznesit privat të jenë subjekte të një politike demokratike kontrolli. Ata besojnë te zgjuarsia dhe shpirti publik i burokracisë.

Në dy muaj, Obama guxoi të vërë në jetë, atë që Klinton dhe Bler filozofuan për një dekadë. Në fillim, këshilltarët e Obamës “futën” në laborator përvojën e samurajit, të përfaqësuar nga ekonomia suedeze dhe japoneze. Në vitet ‘80, sistemet bankare në të dyja shtetet ranë në krizë. Të dyja qeveritë vendosën shtetëzimin e bankave. Ndryshimi qëndron se, në Suedi shtetëzimi u bë “me një të rënë të shpatës”, në harkun e disa muajve. Në Japoni, procesi zgjati disa vjet. Obama, që nuk ka kohë të presë, zgjodhi përvojën suedeze.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top