ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Problemi i Toponimeve Ulet ndjeshëm numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri

Shqipëri. Problemi i toponimeve në pashaportat

Shqipëri. Problemi i toponimeve në pashaportat biometrike shqiptare ka bërë që me qindra emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi, këtë sezon turistik mos të vizitojnë të afërmit e tyre në Shqipëri. siç raportojnë mediat shqiptare.

Frika se fëmijët e lindur në Greqi, në pashaportat e të cilëve është shkrujatur gabim toponimi, nuk do lejohen të hyjnë në Greqi ka bërë që me qindra familje shqiptare mos të vizitojnë Atdheun, ose në shumë raste vihet re që prindërit kanë ikur në Shqipëri pa fëmijët e tyre që i kanë lënë në Greqi.

Këtë vit siç konfirmohet nga pikat kufitare të Shqipërisë, numri i emigrantëve nga Greqia që kthehen për pushime në Shqipëri është shumë më i ulët sesa vitet e kaluara. Vjet në të njëjtin sezon në pikën kufitare të Kapshticës kalonin përditë 5000-6000 veta kurse tani numri është ulur në 2000 emigrantë.

Sigurisht kjo rënje kaq drastike  nuk arsyetohet vetëm nga problemi i toponimeve. Arsyea kryesore për mendimin tonë është kriza ekonomike greke që ka prekur  një numër të shumë të  madh emigrantësh, të cilët për arsye ekonomike nuk do bëjnë pushime, ose do bëjnë shumë më pak dit më krahasim me vitet e shkuara.

albanians.gr

 

Lexoni më shumë për temat

Toponimet. Ende asnjë leje kalimi për në Gusht. Çfar duhet të keni kujdes

 

Kriza ekonomike Greke dhe emigrantët Shqiptarë në Greqi!

 

Kriza godet rëndë emigrantët

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top