ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Problemi i toponimeve. Çfar përgjigje jep Ministria e Punëve të Jashtme.

 

Një nga problemet më të mëdha

 

Një nga problemet më të mëdha

të emigrantëve shqiptarë në Greqi, është problemi i toponimeve në pashaportat e reja shqiptare, vëndlindjes të fëmijëve në gjuhën greke, në këto pashaporta.

Me dhjetra shkrime janë bërë rreth kësaj çështjeje kaq të madhe dhe të rëndësishme.  Pashkët ortodokse po afrojnë. Shumë emigrantë duan të dijnë a do kenë mundësinë të lëvizin në Shqipëri.

Sipas agjencisë të lajmeve Ballkan web, e cila u interesua për çështjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe vërtetoj ato që albanians.gr shkrunte para disa ditëve( Analizë: Toponimet në pashaporta, problem akoma dhe me qytetin e Athinës?, ) ku ndër të tjera shkruanim se praktikisht mes ish ministrit Panariti dhe Avramopulos ishte rënë dakort që deri sa të bëhej një marrveshje e re do vazhdonte zbatohej praktika e vjetër, të paktën deri në Prill 2013.

Siç shkruan sot Agjencia e lajmeve  BalkanWeb,  Ministria e  Punëve të Jashtme, deklaroj , se shteti shqiptar dhe ai grek kanë rënë dakort që të aplikohet praktika e vjetër, derisa të arrihet një marrëveshje për të zgjidhur përfundimisht këtë problem. “Derisa të arrihet marrëveshja është nënshkruar një memorandum që të vazhdohet me praktikën e vjetër, e cila njeh pasaportat, ku shkruhet në shqip “Greqi” dhe emri i çdo qyteti grek”, sqarojne burimet zyrtare.

Ministria e Jashtme shton se, “dikasteri shqiptar diplomatik i ka dërguar një projekt-marrëveshje ministrisë së Jashtme të Greqisë, ku sugjeron që vendlindjet të shkruhen në dy gjuhë, por pala greke nuk ka kthyer ende në përgjigje, nëse e pranon apo jo këtë pakt”.

Sipas ministrisë, pavarësisht kësaj, në media janë regjistruar raste të ndalimit sporadik, ku problem për grekët janë paraqitur toponimet greke të shkruajtura në shqip.

Rasti i fundit ka ndodhur në fund të marsit ku një qytetar shqiptar i lindur në Korfuz nuk u lejua të hyj në Greqi, sepse vendlindja e tij shkuhej Korfuz dhe jo Corfu.

KONKLUZION

Në portalin albanians.gr marrim çdo ditë me dhjetra pyetje se çfar do bëhet me këtë problem! Të shkojmë apo jo për pashkë në Shqipëri.?

Sipas përgjigjes të Ministrisë të Jashtme të Shqipërisë, del qartë se për shtetin shqiptarë ekziston një marveshje e cila respektohet sipas dëshirës nga autoritetet greke.

Pra pyetjes të emigratëve të vijmë për festa në Shqipëri , shteti shqiptarë i përgjigjet se hajdeni për Pashkë por se keni 100% të sigurtë që do ju lejojnë të ktheheni sërisht.

Kshu që Ministria e Jashtme bën fajtore palën greke, kurse nga ana tjetër pala greke ja hedh fajin palës shqiptare.

Emigrantët dhe fëmijët e tyre dhe një herë ndodhjen në mes dhe janë ato që vuajnë.

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top