ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Probleme që duan zgjidhje

12.12.2012 Një ditë si gjithë të tjerat rradhitet në kalendar, por e veçantë për shumë nga “Shqipëtarët” bashkatdhetarët tanë që gjenden në të papriturat e kësaj jete kaq të thjeshtë por dhe kaq të ndërlikuar njëkohësisht.

Dhe ja këtu e kam fjalën për të gjithë ata prindër që përjetojnë çaste të vështira, në doganat Greko-Shqipëtare ku problemet pafund kërkojnë një zgjidhje.

Dhe le të fillojmë këtë artikull duke vendosur pikën mbi “i”, dhe për të shtjelluar temën ashtu siç po ndodh aktualisht!

Politika e irrituar midis dy vëndeve fqinje sjell pasoja tek nënshtetasit, ashtu siç dihet nga eksperienca e secilit gjatë 20 viteve të fundit.

Aktualisht ndodh që të gjithë fëmijët e lindur në Greqi, vendlindja e shkruar me shkronja latine por ashtu siç shqiptohet në gjuhën Shqipe, sjellin probleme nga më të ndryshme tek prindrit, të cilët jo për faj të regjistrimit, por për faj të politikës midis dy vëndeve fqinje sjell këto pasoja. Kështu duke e quajtur gabim drejtshkrimor nga ana Greke, në këtë moment nuk mund të kalojnë fëmijët e lindur në Greqi të cilët kanë të shkruar vendlindjen sipas shqiptimit në gjuhën Shqipe.

Pas një bisede të gjatë e cila u zhvillua me Ministrinë e Brendshme Greke doli në pah se problemi qëndron në premtimin e dhënë nga qeveria Shqipëtare për ndërimin e emrit në vëndet përkatëse si p.sh. Athinë-Athina, Selanik-Thessaloniki etj… dhe duhet të bëhet një denoncim në Ministrinë e Brendshme Greke, kështu duke u afirmuar të gjithë nënshtetasit Shqipëtarë që përballen me këto lloj problemesh”.

Shteti Shqipëtar ka premtuar se kjo do të qe një problem afatshkurtër dhe që do të zgjidhej shumë shpejt por… !!!

Për ndërimin e regjistrave dhe e pashaportave kërkohet një kohë e mjaftueshme, gjë që nuk është në dispozicion për momentin.

Për këtë kam dërguar një kërkesë,drejtuar Partive të Kualicionit Grek (Partisë ND,Pasok dhe Dhimar) përgjigjen për të cilën e mirëpresim së shpejti.

Me Respekt

Fatos Malaj

Intercultural Mediator – Ndërmjetës Ndërkulturor

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top