Shqip

Prezantuesi italian tashmë me nënshtetësi shqiptare

Ishte vërtetë surprizë lajmi që erdhi nga Presidenca shqiptare: prezantuesi dhe komiku italian i Striscia la Notizia Ezio Greggio tashmë është dhe shqiptar. Presidenti Nishani në akordimet e fundit të nënshtetësisë shqiptare, ka vënë në listë dhe artistin italian. Ishte surprizë pasi, njohim batutat e Greggios për shqiptarët në emisionin që ai drejton “Striscia la Notizia”, por dëshirën e tij të madhe për të marrë nënshtetësinë shqiptare, nuk e njihnim më parë.

Duke shfletuar shtypin italian, mund të qartësohet disi kjo nevojë për pasaportë shqiptare, pas një “xhiroje” të Greggios në Parajsat fiskale dhe “kapjen” e tij mat nga vigjilentët e financave italiane. Kështu në një artikull të 23 majit 2013 të gazetës Il Fatto Quotidiano shkruhet që në titull: “Ezio, një tapir për prezantuesin, paga i jepet jashtë Italisë” dhe më poshtë… “Mediaset ka paguar 23 milionë euro në katër vite për prezantuesin e Striscia, por të gjithë shkojnë në Irlandë dhe në Montekarlo.

 

Marë nga: http://shqiptarja.com

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top