Shqip

Presidenti në prag të shkarkimit. Ilir Meta shtetuta do mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, duke filluar nga seanca e së enjtes.
“ Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike.

Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Spiropali.

Por njekohësisht në  prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidenti Ilir Meta u takua me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar në Prishtinë.

Gjatë një postimi në Facebook, Presidenti shkruan se lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

“I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.

Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.🇦🇱”, shprehet Meta.

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close