ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Pranvera, stina e alergjive

Sezonet gjithnjë më të hershme të lulëzimit dhe sasitë gjithnjë më të mëdha të polenit që qarkullojnë në ajër janë

Sezonet gjithnjë më të hershme të lulëzimit dhe sasitë gjithnjë më të mëdha të polenit që qarkullojnë në ajër janë

trend që po përkeqësohet çdo vit, ndërsa ka gjithnjë e më shumë edhe alergjikë, shpjegojnë shkencëtarët.

Ekspertët besojnë që çdo vit do të jetë më keq për shkak të motit jashtëzakonisht të ngrohtë, lulëzimit gjithnjë më të hershëm dhe pranverës pa shumë reshje, ndërsa kjo përkeqëson simptomat e alergjisë.

Edhe pse pranvera është kohë e ftohjes dhe virozave, dallimi kryesor është që simptomat e alergjisë gjithsesi zgjasin më gjatë se 10 ditë, ndërsa janë më të lehta se ftohja. Besohet që sot rreth 30 për qind e njerëzve vuajnë nga ndonjë formë e alergjisë, ndërsa në dekadën e ardhshme ky numër do të dyfishohet.

Çajet e ndryshme të pasura me antioksidantë me shtesat e vitaminave C, E, B dhe magnezit, selenit, kalciumit mund të reduktojnë reagimin e trupit në stimujt nga mjedisi dhe të lehtësojnë alergjinë. Në përgjithësi, ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar mesdhetar do të ndihmojë në kontrollimin e etheve të çmendura pranverore, këshillojnë imunologët.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top