Shqip

Portali www.albanians.gr Portali më i madh për shqiptarët në Greqi

Albanians.gr është portali i parë dhe më i madh që i dediktohet shqiptarëve që ndodhen në Greqi. Dhe tani për pak ditë mbush 7 vjet funksionimi. 7 vjet në shërbim të emigrantëve shqiptarë në Greqi. LEXONI MË SHUMË KËTU Albanians.gr 7 vjet në shërbim të emigrantëve shqiptar në Greqi

Shërbimet e Albanians.gr

Grupi Albanians.gr përbëhet nga disa element të lidhur ngushtë me njëri tjetrin, të cilët si rezultat japin këtë punë të shkëlqyer.

PORTALI www.albanians.gr

albanian.gr

Portali www.albanians.gr është zemra i gjithë grupit tonë.  Është një faqe interneti, një portal ose mund ta quash dhe një “gazetë elektronike”. Qëllimi i portalit është të informoj të gjithë Shqiptarët e Greqisë për ngjarje dhe të reja që ndodhin në Greqi Shqipëri apo botë. Specialiteti i portalit tonë është Informacioni mbi rë rejat dhe ligjet e emigracionit. Informacionet dhe lajmet që publikohen rreth çështjeve të emigracionit janë gjithëmonë të bazuara në rregulloret, ligjet apo deklaratata për shtyp që jepen nga Ministria e Brendëshme Greke, Drejtoria e Emigracionit dhe Emigrantëve, Ambasada Shqiptare, këshilltar ligjorë, avokat etj. Gjithëmonë lajmi tek portali jonë do jetë i saktë dhe i vërtetuar nga disa burime , përpara sa të publikohet. Disinformimi i emigrantëve është diçka që jo vetëm nuk e duam por e luftojmë dhe e dënojmë.

Ishim të parët që krijuam platformë online për pyetje përgjigje rreth problemeve të emigracionit, si dhe ishim të parët gjithashtu që mbuluam në mënyrë të hodhësishme Kodin e Emigracionit dhe Integrimit Social duke analizuar çdo nen të ligjit. verpim ky që morrëm përgëzime edhe nga Ministria e Brendëshme Greke, për ndihmën e madhe që dhamë në informimin e Emigrantëve

Tek portali www.albanians.gr dikush mund të gjej çdo lajm që i nevojitet për emigracionin, si dokumenta, ligje, rregullore, Kodin e Emigracionit, proçedurën e marrjes të nështetësisë greke etj etj.

Emigranti shqiptarë falë portalit www.albanians.gr është më i informuari për çështjet e emigracionit nga të gjithë komunitetet emigrante në Greqi. Falë portalit www.albanians.gr emigranti shqiptarë ka të gjithë ligjet e shtetit grek në shtëpi, para kompjuterit të tij, pa qënë e nevojshme të dendet me orë të tëra në dyert e drejtorive për një pyetje.

Informacionet dhe lajmet që publikohen nga portali www.albanians.gr janë përqafuar masivisht nga komuniteti shqiptarë në Greqi. Këtë e tregojnë dhe numrat, vizitat në portalin tonë që nga viti në vit janë në rritje gjë që e bën www.albanians.gr faqen më të madhe dhe më të preferuar për emigrantët shqiptarë në Greqi. (Shikoni tabelën e mëposhtëme-Në shifrat e mëposhtëme 85% e vizitorëve vijnë nga Greqia)

Vizita Albanians 2010-2014

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top