Shqip

Policia : Verifikoni pasaportat e fëmijëve të printuara gjatë viteve 2009-2010

Policia : Verifikoni pasaportat e fëmijëve të printuara gjatë viteve 2009-2010

[maxbutton id=”5″]

Në vitet 2009-2010 janë printuar më shumë se 150 mijë pasaporta me afat të gabuar 10-vjeçar për shtetasit nën moshën 17 vjeç, por edhe pse Ministria e Brendshme ka bërë disa herë thirrje për verifikimin e pasaportave, të printuara gabimisht me afat 10-vjeçar për fëmijët nën 17 vjeç, në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, çdo ditë u refuzohet kalimi në vendet e “Schengen”-it disa fëmijëve.

Në një reportazh të kanalit TOP-CHANNEL shefi i Policisë Kufitare në Rinas Ermal Milori, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë dokumentet,. Siç u shpreh zoti Milori ““Edhe në ditët e sotme kemi ende raste të tilla, që na krijojnë probleme dhe shqetësime edhe neve. Është shqetësim familjar mbi të gjitha. Një prej fëmijëve, siç e patë, kishte pasaportë të skaduar dhe ne jemi të detyruar të mos ta lejojmë të udhëtojë. Kjo pasi, në momentin që ky fëmijë do të mbërrijë në aeroportin e shtetit tjetër, automatikisht do të kthehet mbrapsht”

Burimi http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322206#k3

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top