Albanians.gr – Η σελίδα της Αλβανικής Κοινότητας Στην Ελλάδα

ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Po vriten në Athinë…

  Dita me ditë kriminaliteti  në Greqi dhe sidomos në kryeqytetin grek po rritet me ritme të shqetësueshme. Para disa javësh u vranë dy policë nga 4 kriminela grekë. Këto ditë disa të huaj ( afrikanë sipas videokasetave) vranë një qytetar për ti vjedhur kamerën që kishte. Burri 44 vjeçar ishte duke shkuar në spital për të çuar gruan e tij të lindi..

Dje qytetarë të asaj lagje u ngritën të protestonin kundra mos ruajtjes së zonës së Athinës nga grupet kriminale. Sot u vra një tjetër person, kësaj radhe i huaj. Mediat greke nuk na e thanë fajtorin ( e kanë zakonë të bëhen gjykatës!) ndoshta nuk e dinë ose ndoshta e dinë se gjëndja po tensionohet..

Zakonisht kur fajtori është i huaj e reklamojnë jashtë mase kurse kur është grek ( siç ishin kriminelat që vranë dy policat) mundohen ti bëjnë një herë shqiptarë dhe patasj ndoshta thonë të vërtetën! Kur është i huaj, atëherë është një emigrantë kriminel më shumë!

Janë këto media të cilat ngrejnë më shumë tensionin dhe janë gjithashtu fajtore për mos paraqitjen e ngjarjeve ashtu siç duhet, duke i vën të gjithë në një kazanë…
E ardhmja do të tregojë se çfarë do të bëhet, me krizën ekonomike ndoshta gjëndja keq-përmirësohet

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top