ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Pirro Dhima : Të gjobiten shqiptarët me libreza shëndeti false

Deputeti i PASOK, Pirro Dhima ka ngritur në

Deputeti i PASOK, Pirro Dhima ka ngritur në Parlamentin grek shqetësimin për librezat shëndetësore false, me anë të të cilave shtetas nga Shqipëria përfitojnë shërbim shëndetësor dhe ilace falas në Greqi.

 

Nisur nga disa shkelje të vërejtura që nga viti 2010 në spitalin “Haxhikosta” të Janinës, ku shtetas nga Shqipëria, ndër të cilët edhe prokurori i Gjirokastrës, me libreza shëndeti të falsifikuara kishin përfituar shërbim shëndetësor falas, u zhvillua një hetim i gjerë edhe në 2 vitet pasuese, nga ku u konstatua se kjo dukuri ekzistonte edhe në spitale të tjera të Janinës.

 

Një vlerësim fillestar tregoi se dëmi financiar i shkaktuar shtetit grek, i kalonte 3 milionë euro.

 

Në një kohë kur Greqia ndërpreu pensionet dhe sigurimet shëndetësore të minoritarëve dhe shteti grek ka nevojë të mbushë arkën e boshatisur, deputeti Pirro Dhima kërkoi nga krerët e ministrisë së shëndetësisë të marrin masa për ndëshkimin e falsifikuesve.

 

Ai kërkoi fajësimin dhe dënimin e tyre, përtej ndjekjes penale. Sipas Dhimës, përgjegjësit për këto falsfikime duhet të rimbursojnë qeverinë greke për dëmin e shkaktuar, duke ndihmuar njëherësh edhe në shtimin e të ardhurave publike.

 

burimi http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/greqi-pirro-dhima-te-gjobiten-shqiptaret-me-libreza-shendeti-false-142497.html

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top