Shqip

Pezullohet kampionia Romela Begaj, pozitive në anti-doping

Romela Begaj, kampionia e botës në peshëngritje në stilin e shkëputjes, është pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv pasi ka rezultuar pozitive në testet anti-doping. Lajmi është bërë publik nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, e cila në faqen e saj zyrtare në internet, thotë se nga analizat që i janë bërë peshëngritëses shqiptare, është konstatuar prani e substancës së ndaluar stanozolol. Për rrjedhojë Federata ka marrë vendimin e pezullimit të përkohshëm të Romela Begajt, shqiptares që trimfoi në botërorin e Peshëngritjes në Kazakistan në sitlin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë.

Por kampionia shqiptare e ka ankimuar këtë vendim dhe ka lënë Shqipërinë për t’iu nënshtruar analizës B, testi final i cili sipas saj do të vërtetojë pastërtinë nga substancat e ndaluara nga Agjencia Ndërkombëtare e anti-dopingut.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top