Shqip

Pezullohet aplikimi për dokumenta identifikimi në datë 31 dhjetor

Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjithë shtetasit e interesuar për t’u pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike, se përgjatë datës 31 dhjetor 2014, të mërkurën, Zyrat e Aplikimit pranë Njësive të Pushtetit Vendor për dokumente identiteti në Shqipëri dhe përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), nuk do të mund të presin aplikime të reja.

Gjithashtu, në 31 dhjetor 2014, nuk do të kryhet as shpërndarja e dokumenteve të identitetit të prodhuara deri atë ditë, pranë Komisariateve të Policisë.

Shkak për këtë pezullim të përkohshëm, është procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit, nga kompania Aleat sh.p.k, që prodhon dokumentet identifikues.

Ky proces inventarizimi dhe mirëmbajtjeje zgjat për 24 orë, ndërsa në vazhdim do të vijojë normalisht procesi i pajisjes së shtetasve me dokumente.

www.gazetadita.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top