ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Pezullohen 22 linja autobusësh Shqipëri-Greqi, Shoqatat e Transportit: Rritet çmimi i biletës

TIRANE – Shoqatat e Transportit reaguan sot në lidhje me vendimin e Ministrisë greke të Transportit për pezullimin e 22 linjave të autobusëve Shqipëri-Greqi. 

TIRANE – Shoqatat e Transportit reaguan sot në lidhje me vendimin e Ministrisë greke të Transportit për pezullimin e 22 linjave të autobusëve Shqipëri-Greqi. 

 

Sipas vendimit të Ministrisë greke, prej datës 4 mars do të pezullohen 22 linja autobusësh që bëjnë çdo ditë udhëtime nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas. 


 

Një veprim i tillë, sipas Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtareve, jo vetëm do të dërgojë drejt falimentit kompanitë shqiptare, por edhe do t’u dyfishojë apo trefishojë kostot e udhëtimit emigrantëve tanë, të cilët do të jenë të detyruar ta bëjnë udhëtimin me dy apo tri ndalesa.


“Sot jemi para kushteve të tilla, ndodhemi në një katastrofë ekonomike shumë të rëndë. Shteti grek ka kërkuar ditën e hënë, në datën 4, deri në orën 12:00 që 22 operatorë shqiptarë të ndërpresin linjën Shqipëri-Greqi dhe kjo për të vetmen arsye se nuk u arrit marrëveshja dypalëshe midis Ministrisë së Transportit shqiptar dhe Ministrisë greke. Mbi 21 shoqëri, i bie një mesatare mbi 11 milionë euro të investuara. Me 11 milionë euro shkatërrohet një shtet i tërë dhe jo firmat shqiptare që i kanë bërë ato para me gjak. Kërkojnë me çdo kusht edhe në dëm të qytetarëve, emigrantëve shqiptarë, sepse nëse u bë një monopolizim i tillë, bileta e shqiptarëve që do udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë mund të shkojë 70-80 deri në 100 euro. ” – deklaroi Ali Dyrmishi, kryetar i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtareve.

Më 13 shkurt 2012 Ministria greke e Transportit ka ratifikuar një rezolutë për operacionet e transportit rrugor, ku u përcaktuan rregulla shtesë për vendet jo anëtare të Evropës. Vendosja e regjimit të ri me Shqipërinë u shty më pas deri më 28 shkurt të këtij viti, ndërkohë që para dy ditësh, regjimi i ri i operimit i është dërguar nga pala greke Ministrinë sonë të Transporteve për miratim. Sipas Shoqatës sonë të Transporteve, sjellja dhe aktet ligjore të autoriteteve greke janë tërësisht në kundërshtim me marrëveshjet mes dy shteteve, të cilat kanë përcaktuar se linjat dhe destinacionet do të mbeten të liberalizuara, me përjashtim të ndonjë ndryshimi që do të bëhej me konsensusin e plotë të palëve.

burimi : BalkanWeb

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top