ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Peshëngritje Erkand Qerimaj Kampion Europe

Rikthehet fuqishëm Erkand Qerimaj duke u shpallur kampion Evrope në peshëngritje në peshën 77 kg. Shkodrani arriti të shpallej kampion në stilin e shtytjes duke ngritur në tre provat, 188, 193 dhe 194 kg, ndërsa në stilin e shkëputjes fiton medaljen e bronztë me 155, teksa në dy provat e tjera dështoi.

Në dy garësh shkodrani ngriti sërish flamurin shqiptar në majën më të lartë të podiumit, pasi arriti 349 kg. Kështu në total Erkand Qerimaj mori dy medalje të arta dhe një të broztë. Një paraqitje mjaft të mirë realizoi edhe Daniel Godelli, pasi mund të dalë nga gara me 3 medalje të argjendta.

Në stilin e shkëputjes Godelli ngriti 157 kg, atë të shtytjes kaloi 192 kg, ndërsa në total e mbylli me 349 kg, duke humbur titullin vetëm për çështje peshe me Qerimajn. Me rezultatet e tyre 2 peshëngritësit nderuan shtangën shqiptare duke i dhuruar në total, jo pak, por 6 medalje, duke konfirmuar edhe një herë se ky është i vetmi sport, që i ka sjellë sukses Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

E ndërsa për Qerimajn dhe Godellin, dita e djeshme në Izrael ishte ndër më të lumturat në karrierë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Romela Begajn, e cila u dëmtua gjatë garës duke humbur mundësinë për medalje të tjera. Romela

në kategorinë 63 kg për femra u detyrua të braktisë garën në stilin e shtytjes pasi pësoi një dëmtim menjëherë pasi ngriti 115 kg në provën e parë. 27 vjecarja nuk arriti të klasifikohet në dygarësh në renditjen përfundimtare , ndërsa nuk mundi të hyjë në zonën e medaljeve as në stilin e shtytjes ku u rendit e katërta.

 

BURIMI www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top