Selanik Greqi. Është përuruar sot në mesditë
në qytetin e Selanikut, Parku “Durrësi”. Në ceremoni morën pjesë Krebashkiaku i Selanikut Janis Butaris, Konsulli i Republikës të Shqipërisë në Selanik Riza Poda, zyrtarë nga bashkia e Durrësit si dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptarë në Selanik.
Parku “Durrësi” ndodhet në rrugën Monastiriu dhe Anageniseos para stacionit të trenit të Selanikut. Ky emërim bëhet në kuadër të të binjakëzimit të dy qyteteve bregdetare, Selanikut në Greqi dhe Durrësit në Shqipëri.
Vendimi për një park me emrin “Durrësi” është marrë nga Këshilli bashkiak i Selanikut, që drejtohet nga kryebashkiaku Janis Butaris, një njeri i moderuar, që njihet për bindjet e tij të theksuara antiraciste dhe antinacionaliste.
Vendosja e këtij emri ka një simbolikë të veçantë, me qëllim që të përcjellë ndjenja pozitive në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve.
albanians.gr
{youtube}ivv19zqjRfI#t=18{/youtube}
{youtube}A53Wkj0LPk4{/youtube}
LEXONI AKOMA
Fillojnë aplikimet për Llotarinë Amerikane 2013
Krijohet Parku Durrësi në Selanik
