Shqip

Përurohet “Konsullata Dixhitale” në Milano FOTO

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano, përuroi shërbimin e lëshimit të certifikatave të gjendjes civile.

[maxbutton id=”5″]

Lexoni më shumë këtu Reforma në Shërbimet Konsullore. Çertifikatë nga Ambasada?

Tashmë ky shërbim do të ofrohet në të gjitha zyrat konsullore pranë Ambasadës sonë në Rome dhe Konsullatave në Bari dhe Milano.

Lëshimi i një sërë certifikatave për shtetasit shqiptarë, rezidentë në territorin italian, u mundësua falë bashkëpunimit me qeverinë italiane në kuadër të angazhimit te shtetit shqiptar për të reformuar sherbimet konsullore.

Sipas shefit të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati “kjo reformë ka per objektiv kryesor përmirësimin dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve konsullore, përshpejtimin e procedurave si dhe uljen deri në masën 50% të tarifave konsullore për shtetasit tanë.

“Ofrimi i këtij shërbimi pranë zyrave tona konsullore në Itali përbën një hap të rendësishëm për bashkëkombasit tanë, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe transparente dhe sa më pak të kushtueshme. Njëkohësisht, është shprehje e marrëdhënieve tona të shkëlqyera me Italinë si mikëpritëse e një numri të madh shtetasish shqiptarë. Ky shërbim përbën një formë moderne të asistencës ndaj qytetarëve tanë, të cilën synojmë ta shtrijmë dhe në vende të tjera”, tha Bushati.

Synojmë tha ministri Bushati që brenda vitit 2016, në kuadër të projektit të “Konsullatës Dixhitale”, një pjesë e mirë e shërbimeve konsullore të ofrohen brenda një platforme online, duke modernizuar kështu shërbimin, rritur transparencën, përfshi aksesin ndaj informacionit dhe duke shkurtuar procedurat.

Burimi http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=317379#k1

Burimi Fotove http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/certifikata-n–zyrat-konsullore-p-r-emigrant-t-shqiptar–n–itali-337115.html

 

210127 210128 210129

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top