Shqip

Përpjekje kopjimi Mos respektim i të drejtës së autorit

Përpjekje kopjimi të faqes Rinia Shqiptare në Greqi dhe të emrit RINIA

Këtë vit kemi 7 vjetorin e krijimit të faqes sonë www.albanians.gr. 7 vite të mbushura plot me përpjekje për të arritur nivelin më të lartë të informimit dhe të shërbimit për emigrantët shqiptarë në Greqi. LEXONI MË SHUMË KËTU Albanians.gr 7 vjet në shërbim të emigrantëve shqiptar në Greqi

Pjesë e kësaj përpjekje është faqja Rinia Shqiptare në Greqi, e njohur ndysh si RINIAhttps://www.facebook.com/albanikineolaia

Në artikullin RINIA (Rinia Shqiptare në Greqi) shpjeguam disa nga arsyet e suksesit të madh që ka pasur kjo faqe. Artikullin mund ta lexoni këtu RINIA (Rinia Shqiptare ne Greqi)

Fatkeqësisht suksesi i madh i faqes Rinia Shqiptare në Greqi ka rënë jo pak herë pre e kopjimeve të rendomta, ose shumë herë është bërë përdorim i emrit RINIA, për tu shfrytëzuar famën që kjo faqe ka, sepse siç u shprehëm dhe më lart emri RINIA është bërë sinonim i cilësisë , dhe shqiptarët kanë krijuar besim të madh tek mënyra e organizimit të çdo eventi.

Disa persona që të paktën mund të konsiderohen si të papërgjegjëshëm dhe të paftyrë (janë fjalët më cilësore që mund të përdoret), të cilët nuk kan repsekt as për mundin, as për djersën e hedhur nga administratorët e kësaj faqe, po bëjnë një fushatë sistematike kopjimi disinformimi të shqiptarëve në Greqi, ne dy mënyra, ose duke përdorur emrin RINIA ose duke ofenduar dhe sharë Rininë…Dhe të imagjinosh që këta persona janë ish bashkpunëtorë, që kontaktin e parë me komunitetin shqiptarë në Greqi e bënë përmes RINËSË.

Fatkeqësisht për to, komuniteti shqiptarë e ka kuptuar shumë mirë lojën e pisët të tyre. Fatkeqësisht për ta, sot nuk ka më viktima..Shqiptarët në Greqi e dinë shumë mirë se çpo mundohen të bëjnë disa persona. Bajga nga mjalti ka ndryshim.

Por fatkeqësisht ka dhe disa shqiptarë të cilët duke ditur se RINIA ka cilësi, dhe duke mos ditur lojën që luajnë këta kopjues të paftyrë, bien pre dhe i ndjekin. Dhe imagjinoni se çfarë ndodh më vonë….SHGËNJIM TOTAL…Sado të mundoheni zotërinj , skeni për të arritur kurrë RININË. Dhe kjo jo sepse ne jemi jashtokësorë apo të paparë apo ku di un se çfar, por thjeshtë sepse RINIA është e ngritur mbi diçka që ju as fjalën se kuptoni. RINIA është ngritur mbi VLERA. Vlera atdhetare, vlera patriotike, respekt dhe angazhim total për shqiptarët në Greqi dhe mbi të gjitha me një vizion të qartë dhe afatgjat.

Gjithësesi jemi të detyruar të ritheksojmë se si dallohet RINIA origjinale, nga ato jo origjinale.

Së pari faqja Rinia Shqiptare ne Greqi është vetëm një, e cila përbëhet nga 58.000+ miq. Pra gjëja e parë që do të shikoni duhet të jetë kjo gjë. Nëse ka më pak miq, atëherë nuk jeni tek RINIA. Nënvizojmë këtu se është e drejta e secili të pëlqej secilën faqe të ketë dëshirë pavarsisht origjinale, fallco etj etj.

Së dyti. Emblema e Rinisë Shqiptare në Greqi, është fjala RINIA me gërma të bardha e shkruajtur në një sfond të kuq.

rinia2

Së treti. Për çdo event, për do party, për çdo informacion etj që publikohet tek RINIA, ato do jenë të lidhura me artikullin përkatës tek faqja www.albanians.gr Në artikujt e mbrëmjeve dhe party shkruhen qartë të tëra detajet e çdo eventi, siç janë vendodhja, harta, çmimet e pijes, etj etj. Çdo gjë që shkruhet atje është fikse, dhe nuk janë shfaqur dhe nuk do shfaqet kurr tek RINIA, fenomene të tipit tjetër çmim në artikull, tjetër në party.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top