ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher-it

Gjendja shëndetësore e shtatë herë kampionit të botës në Formulën 1, Micheal Schumaker, është përmirësuar lehtësisht gjatë natës pas një operacioni për të reduktuar presionin në tru, informoi një zëdhënës i spitalit të Grenoblit në buletinin mjekësor të publikuar në orën 11:00 të ditës së fundit të vitit.

Një skanim i ri i trurit tregoi shenja të lehta përmirësimi në krahasim me një ditë më parë, por mjekët nënvizojnë se kampioni 44-vjeçar nuk është ende jashtë rrezikut.

Schumaker pësoi dëmtime të rënda në tru gjatë një incidenti me ski gjatë së dielës në Alpet Franceze.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top