ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Përkujtohet 15 vjetori i Eksodit 1999

Në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, ku nën dhunën dhe represionin serb u deportuan në Shqipëri mbi 1 milionë kosovarë, të dy qeveritë kanë vendosur të organizojnë aktivitete ndryshe.

Një risi përkujtimi, pasi nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Do ketë konferencë në kujtim të eksodit ku do të flasin kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi dhe ministrat e jashtëm, të arsimit e të kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Në qytetin e Kukësit, në imitim të atij fluksi të madh të larguarish me forcë nga Kosova prej dhunës serbe 15 vite më parë, do të ngrihen kampingje të improvizuara.

Rreth orës 11:50 dy kryeministrat, Edi Rama dhe Hashim Thaci kanë ecur së bashku drejt sheshit përpara Pallatit të Kulturës së Kukësit, për të nisur kështu ceremoninë zyrtare.

Fillimisht është kënduar himni kombëtar, kryeministrat janë takuar me kabinetet e secilës qeveri dhe sëbashku kanë hyrë në godinën e pallatit të Kulturës ku po mbahet konferenca “Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik”.

AXHENDA E AKTIVITETEVE
Ora 10:00 Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës dhe delegacionit të tij në pikën kufitare të Morinës.
Ora 10:05 Nisja drejt Pallatit të Kulturës së qytetit të Kukësit
10:15 – 10:25 Takimi i dy Kryeministrave dhe delegacioneve të tyre si dhe Ceremonia Zyrtare e Pritjes
Vendi: Sheshi përpara Pallatit të Kulturës
Ora 10:30 – 12:30 Konferenca “Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik” Vendi: Pallati i Kulturës Kukës
Ora 12:30 Vizite tek Panairi Artizanal
15:00 – 15:45 Ndeshje miqesore Kukesi-Mitrovica
16:00-17:00 Vizite tek zyra e Kryetarit te Bashkise
17:00- 18:00 Takim me Familje Kosovare dhe Familje Kuksiane pritese .Vendi: Obelisku i Kukesit/Kulla e Qendreses
13:00 – 17:00 Aktivitete kulturore të ndryshme në Shesh (Ansambli Popullor, Cirk, Stenda për artin Kulinar, Kinema Lëvizëse)
17:00 – 21:00 Koncert me këngëtarët më të njohur nga te gjitha trevat shqiptare, Vendi: Sheshi përpara Pallatit të Kulturës
21:00 e vazhdim koncertet dhe aktivitetet kulturore vazhdojnë në Shesh

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top