Shqipëri. Akoma një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Shqipëri ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona.
Aksidenti i fundit ka ndodhur në qytetin jugor të Sarandës, ku nga përplasja e dhunshme e dy automjeteve kanë humbur jetën të paktën 5 persona.
Lajmin e konfirmojnë burime policore lokale, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Bogazit, ku shkak mendohet të jenë bërë lagështira në rrugë dhe manovrat e gabuara të shoferëve.
Burimet saktësojnë se makinat e përplasura janë njëra e tipit “Renault”, ndërsa tjetra e tipit “Alfa Romeo”.
Është aksidenti i dytë që ndodh brënda ditës, pas atij që ndodhi sot në Kukës ku një furgon ra në humnere dhe si pasojë humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.
Lexoni akoma
Aksident tragjik, furgoni bie në humnerë, 6 viktima
burimi www.top-channel.tv
