Rinis puna në doganën e Kapshticës
[maxbutton id=”5″]
Ka nisur normalisht puna në pikën kufitare të Kapshticës, pas një ndërprerje 720orëshe për shkak të grevës së palës greke.
Mësohet se pala shqiptare punon me 3 sportele, ndërsa ajo greke me 2.
Doganierët grekë kanë protestuar ndaj projektligjit që kërkon të aprovojë qeveria, për të krijuar një Autoritet të Pavarur për Sekretariatin e Përgjithshëm të të Ardhurave Publike, që do të përfshijë edhe doganat.
Ata kërkojnë anulimin e projektligjit për “Organizimin dhe funksionimin e pikave kufitare tokësore”, si dhe transferimin e mekanizmit të mbledhjes së taksave jashtë Ministrisë së Financave.
Greva shkaktoi probleme në qarkullimin e shtetasve shqiptarë, apo emigrantëve që lëvizin në 4 pikat kufitare me Greqinë: Kapshtica, Kakavija, Qafë-Bota dhe Tre Urat.
