ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Përdorimi gjuhës shqipe nga pjesëmarrësit dhe ndjenjat e tyre

  Per sa  i perket perdorimit se gjuhes Shqipe, rezultata treguan se nxenesit meshkuj te fillores flasin me shume ose vetem Greqisht ne shtepi, si mbas bashkebiseduesit ne qofte se jane me te medhenj ne moshe ose moshatare me ta, dhe vetem Greqisht jashte.

  Per sa  i perket perdorimit se gjuhes Shqipe, rezultata treguan se nxenesit meshkuj te fillores flasin me shume ose vetem Greqisht ne shtepi, si mbas bashkebiseduesit ne qofte se jane me te medhenj ne moshe ose moshatare me ta, dhe vetem Greqisht jashte.

Nxenesit meshkuj te Gjimnazit nga ana tjeter, pak a shume perdorin te dy gjuhet ose me shume Greqisht Brenda edhe me shume ose vetem Greqisht jashte.
Nxenesit meshkuj e Liceut kane te njejten sjellje me nxenesit meshkuj te Gjimnazit por disa nga ata perdorin edhe Shqip disa here jashte.

Grupi 20-30 vjec ne pergjithesi perdor me shume Shqip ose te dya gjuhet Brenda ne shtepi, dhe me shume ose vetem Greqisht jashte, si mbas bashkebiseduesit edhe llojit se mardhenies-me njerzit e familjes ose me te afermit me shume Shqip, ndersa me shoket me shume Greqisht.

Grupi mbi 40 vjec ne pergjithesi perdor me shume ose vetem Shqip Brenda dhe te dya gjuhet ose me shume Greqisht jashte.

Per  sa i perket femrave, ato perdorin me shume Greqisht brenda jashte, sidomos me shoqet ose me femijet e tyre.
Me sakte, nxeneset e Fillores perdorin me shume Greqisht brenda dhe vetem Greqisht jashte.
Nxeneset e Gjimnazit ne pergjithesi perdorin me shume Greqisht brenda dhe me shume ose vetem Greqisht jashte.
Nxeneset e Liceut ne pergjithesi perdorin ose te dy gjuhet ose me shume Greqisht brenda, ose te dya ose vetem Greqisht jashte.

Femrat e grupi 20-30 vjec perdorin ted dy gjuhet, ose me shume Shqip ose Greqisht (ato qe kane studiuar ne Greqi) brenda dhe me shume ose vetem Greqisht jashte

 

Me ne fund, femrat e grupi mbi 40 vjec ne pergjithesi perdor me shume Shqip ose te dy gjuhet brenda, dhe me shume Greqisht ose vetem Greqisht jashte.

Me sa duket nga kjo kerkese, meshkujt jane me pozitiv ndaj gjuhes se tyre se femrat, dhe duan me shume se femrat ta ruajn gjuhen Shqipe.  Nga intervistat mu dha akoma nje menyre qe te kuptoja me mire zgjidhjet dhe pergjigjet e pjesemaresve, ashtu si dhe sjelljen dhe ndjenjat e tyre.

Shume here ata shprehen mendimin dhe deshiren qe ta ruajn gjuhen por megjithate ne aspektin praktik nuk e konfirmojne kete gje. Kjo ka te beje me shume me nxenesit, disa prej tyre e ndjejne veten me shume Greke se Shqiptare dhe gjuhen e tyre konsiderojne Greken, dhe te cilet akoma dhe ato fjale qe perdorin ne gjuhen Shqipe i perdorin per fal te presionit e prinderve ose te afermve.

 

Njeri prej tyre me tha “U linda ketu, flas Greqisht, nuk di Shqip, qe keshtu…jam Grek…dhe kur me pyesin njerzit pergjigjem qe jam Grek”. Ne kete fjali kuptova qe kushti qe te jesh Grek eshte te ndalosh te jesh dygjuhesh. Njeri prej tyre tha “Jam ngatruar dhe vete se cfare jam…U linda ketu…di me mire Greqisht…por prinderit i kam nga Shqiperia…qe keshtu ndjej shume keq kur me pyesin nga je. Ka disa njerez qe nuk i intereson se nga je por disa te shikojne keq…mua kur me pyesin njerzit te medhenj ne moshe ndej me keq…ka pasur shume here qe nuk kam treguar qe jam Shqiptare”. Disa prej nxeneseve e konsideronin gjuhen Shqipe te veshtire, kurse disa prej tyre thane “Eshte mire qe di Shqip…por disa femije ne shkolle nuk me kane shoke…dhe kur flas Shqip me shikojne ne menyre te cuditshme dhe me shajne” (te gjithe nxenesit me flisnin ne gjuhen Greke).

 

Ai gjithashtu shtoi “Shqiptaret jane njerez te mire…nuk jane te gjithe te keqij…por nuk jane te sjellshemdhe disa nga ata vjedhin dhe vrasin”. Njeri prej tyre tha “para Grekve qe nuk ju pelqejne Shqiptaret flas Greqisht… Televizori ketu tregon se Shqiptaret jane njerez te keq por nuk eshte ashtu…une besoj se njerzit ne Shqiperi jane me te mire se ketu…ata te flasin akoma dhe kur nuk te njohin”.

Shume prej tyre gjithashtu besojne qe gjuha Shqipe nuk eshte e novojshme per tani por ndoshta do te jete per te ardhmen e tyre. Megjithate, nxenesve ju pelqente qe dinin te flsinin Shqip, dhe deshironin qe gjuhen ne te ardhmen tja u mesojne edhe femive te tyre. Gjithashtu disa prej tyre deshirojne te largohen nga Greqia sepse ketu ka shume racizem, dhe shume prej tyre pranuan se perdorin me shume fjale nga gjuha Shqipe ne fillim por nga reagimet i ndaluan dhe ato, sepse nuk duan te vene veten e tyre ne te njejtet pozicion dhe te ndjejn prape te ofenduar.
Ndersa moshat me te medha shprehnin mendimin se “gjuha Shqipe eshte gjuha jone…dhe nuk duhet ta harrojme kurre”. Por dhe keta e perdorin Shqipen me shume ne shtepi, ndersa jashte “jo gjithmone…ose jo me ze te larte”. Keta mundoheshin te justifikonin sjelljen e tyre nga fakti qe ne Greqi nga njerzit dhe nga mediat ekziston shume diskriminim te cilin e kane ndjere shpesh here.

Shume prej tyre ndjenin keq per kete sjellje dhe duke kujtuar experiencat e tyre ju mbushehsin syte me lot. Megjithate disa prej tyre me referonin se duke kaluar vitet ndjejne me pak te sikletosur ne perdorin e gjuhes se tyre jashte shtepise. Kjo me shpjeguan ka te beje me faktin qe Shqiptaret kane ecur shume gjate ketyre viteve, menyra e jeteses se tyre eshte permiresuar, dhe ata vet kan filluar te behen me te sjellshem dhe te edukuar, dhe e vleresojne me shume arsimin shkollor.

Shume prej tyre perdorin te dya gjuhet qe te shprehen, ndoshta nga aftesia ose nga vesa e perditeshme, dhe bejne fjale per nje “dialect” te cuditeshem qe kane krijuar duke folur ted y gjuhet brenda ne te njejten diskutim ose ne te njeten fjali ose akoma dhe ne njejten fjale.  Ky fenomen, i quajtur code-switching, domethene ndrimi vazhdimisht i dy gjuheve, eshte dicka shume e natyrshme per dygjehesit ne shtetet perendimore.

Fakti me i keq qe befasova ishte qe shume prinder te rinj nuk ju mesonin femijve te tyre gjuhen Shqipe, duke u munduar ne kete menyre te eliminijne diferencat midis vetes dhe grupit qe deshirojne ti pranoje, me nje fjale duke u munduar te integrohen ne komunitetin Grek. Njeri prej tyre me tha “Flas Greqisht sepse dua tu tregoj Grekve qe dhe ne flasim Greqishten njesoj si ata, si gjuha jone…dhe nuk ekziston ndonje arsye te na shikojne shtrember”.


Ne kete kerkim vezgova se njerzit me arsim te larte dhe kryesisht ata qe kane mbaruar studimet ne Shqiperi i sjellin femijet e tyre me shume ne kontakt me gjuhen Shqipe ndermjet librave, muzikes, televizorit, shanceve per te folur.

Me sa duket keta njerez e vleresojne me shume gjuhen e tyre, besojne se “Nuk duhet ta harrojme kurre gjuhen tone…preardhesit tane kane dhene jeten e etyre per kete gjuhe… dhe arsyeja qe trajtohemi ndryshe nuk eshte se flasim gjuhen tone por sepse nuk e flasim Greqishten ashtu si Greket dhe keshtu nuk shprehemi dot dhe shpesh here na keqkuptojne…”.

Ata shtojne qe “Mediat Greke luajne rol kryesor ne krijimin e sjelljeve te njerzve, si Shqiptarve ashtu dhe Grekve...eksagjerojne cdo fakt dhe prezantojne Sqiptaret si kriminele dhe vrases…por cdo shtet ka te mire dhe te keqije…kjo nuk lidhet me nenshtesine por me karakterin e cdo njeriu”. Keta njerez jane optimiste dhe thone qe “tashme Grek dhe Shqiptare rriten bashke, vetem te moshuarit jane pak raciste…” por te gjithe pajtohen me mendimin se “kudo qe te shkosh…si vendi tend nuk do gjesh”. Keta njerez gjithashtu kane dhe mendimin me pozitiv per shqiptaret, duke thene se “ata jane shume njerez me seder, punojne shume rende, jane me te lidhur me familjet e tyre, dhe kalojne cdo mundesi per femijet e tyre, dhe per qellimet qe ata kane ne jete….”

Hipotezat qe kerkonin konfirmim ishin tre: meshkujt se sa femrat shqiptarë kanë një qëndrim më pozitiv ndaj gjuhës shqipe, më të vjetër në vend se shqiptarëve te rinj jane më pozitiv ndaj gjuhes se tyre, dhe më në fund shqiptarët më të arsimuar se sa ata më pak të arsimuar jen me pozitiv te favorshem ndaj gjuhës shqipe. Nga analiza e përgjigjeve se pyetësorve dhe intervistave, rezultatet e përgjithshme treguan se meshkujt patjetër kanë sjellje më pozitive ndaj gjuhes se tyre se sa femrat, të vjetërit duket të jenë më të favorshem të predispozuara ndaj gjuhës shqipe, dhe më në fund të më të arsimuarit kanë tendencë të jenë më pozitiv drejt gjuhës.

 

Xhensila Mane
Shtator 2010
MA Disertacion
Birkbeck Universiteti Londres.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top