ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Përcillet për në banesën e fundit e madhja Vaçe Zela

Familjarë, miq, kolegë, drejtuesit më të lartë të shtetit, përfaqesues të gjithë spektrit politik, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela.

Homazhet u zhvilluan nga ora 10.00 deri ne mesdite, ne mjediset e Teatrit Kombetar te Operas dhe te Baletit. Artistja e Madhe u përcoll me ceremoni shteterore te organizuar nga Ministria e Kultures dhe nen kujdesin e veçante te Kryeministrit. Gjate gjithe ceremonise ne sfond kane qenë këngët qe Vaçe Zela ka interpretuar nder vite e qe sot e kesaj dite vijojne te jene hite.

Arkivoli me trupin e saj u vendos ne skenen e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, ku Vaçe Zela interpretoi me qindra here gjate karrierës se saj artistike.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha: Kjo është një dhimbje që përçohet në trajtën e një humbjeje të përbashkët. Eshtë shuar diçka, brenda kujtdo që e ka njohur.Kur këndonte Vaçe Zela, ekrani bardhezi merrte shkëlqim vezullues. Vaçe Zela la të kyçur zërin e saj në rrethin e kujtesës bardhezi. Eshtë shuar brenda nesh një yll magjepsës. Faleminderit, Vaçe Zela që ekzistove për secilin prej nesh, atëherë kur eksistenca jonë është ngrirë dhe zëri yt na tregonte fshehur mrekullinë e të jetuarit të kësaj bote”.

Ndërsa ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh: Ajri i Tiranës nuk mund të përfytyrohet pa zërin e mrekullueshëm të Vaçe Zelës. Nuk mund të imagjinohet dot muzika pa zërin e Vaçes. Nuk mund të ketë trashëgimi shpirtërore pa Vaçen brenda”.

Fjalën gjatë homazheve e kanë marrë edhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe koleget e saj Luan Zhegu, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Sherif Meidani, Irma Libohova, Zana Shuteriqi, të cilën folën per ikonen e muzikes dhe sollen kujtimet e tyre gjate viteve te bashkepunimit me Vaçe Zelën.

Pas homazheve, artisjta e madhe u percoll me nderime ne banesen e fundit. Trupi i pajete i Vaçe Zelës do te prehet ne Varrezat e Sharres.

Trupi i saj mberriti të premten në Tirane, duke permbushur keshtu edhe amanetin e fundit, per te shkelur per here te fundit ne Kosove dhe Shqiperi. Arkivoli me trupin e kengetares se madhe mberriti të premten ne orën 14.00 në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga Zyrihu i Zvicrës.

Me një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, homazhe bënë personalitete të artit e njerëz të afërt të këngëtares, mes tyre edhe mikeshat e saj Nexhmije Pagarusha dhe Shpresa Gashi. Të premten ne mbremje ne oren 18.00 trupi i legjendes se muzikes shqiptare mberriti ne Tirane ne banesen, ku ajo jetoi per shume vite.

Vaçe Zela lindi ne Lushnje me 7 prill te 1939-es. Talenti i saj u zbulua ne moshe te re dhe ne menyre te rastesishme, per te fituar vit pas viti zemrat e shqiptareve. Pjesemarrese ne nje sere festivalesh fillimisht ne Radio dhe me pas ne TVSH, ajo mban rekordin e 12 çmimeve te para.  Nje varg cmimesh qe do te nisnin qe nga Festivali i pare, ku fitoi vendin e pare, me kengen “Femija i pare”.  U largua perfundimisht nga skena shqiptare ne vitin 1987, ku kendoi kengen e fundit Valsi i Lumturise. Ndersa hera e fundit qe u ngjit ne skene, ishte ne vitin 1992, gjate nje turneu ne Zvicer. La nje repertor te pasur me kenget e saj nga ato popullore, tek te te lehtat, kantatat e baladat, te cilat kane mbetur ne memorien kolektive si dhe me nje kontribut te rendesishem edhe ne kenget e filmave shqiptare.

 

Burimi www.top-channel.tv

Foto AI REPORT, www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top