ΕΙΔΗΣΕΙΣ

‘Patriotët’ e facebook-ut

  I keni parë gjithë ato faqe në facebook ku tregohet ‘patriotizmi’ shqiptar? Nëse jo, mos u merakosni nuk humbisni diçka!

  I keni parë gjithë ato faqe në facebook ku tregohet ‘patriotizmi’ shqiptar? Nëse jo, mos u merakosni nuk humbisni diçka! ‘Patriotët’ e facebook-ut janë ata të cilët kanë krijuar këto faqe. Vetdeklarohen si patriotë që duan vëndin e tyre. Faktikisht e vetmja gjë që bëjnë është të urrejnë të tjerët, kombet e tjera. Në të njëjtën kohë, kur shprehin helm për të tjerët, ankohen për rracizmin kundra shqiptarve!

Madje janë ata tipa të cilët kërkojnë nga çdo kush të flasi shqip kur ndodhet në një faqe shqiptare ( llogjike do më thoni), akoma edhe kur kjo faqe është në  dy gjuhët! Janë ata që nuk kanë pikën e respektit për bashkëbiseduesit në internet, ata për të cilët rregullat e ortografisë së gjuhës shqipe..thjesht nuk ekzistojnë! Janë ata që zakonisht kanë dy profile në facebook, një me emër shqiptar dhe nje me emër ..grek..zakonisht! ( të paktën për këta tonët këtu flas).

Më bën përshtypje se si këta njerëz hiqen si atdhetarë të mëdhenj, kur ata as shqip nuk dinë! Si mundet dikush të ketë vlera atdhedashurie kur nuk ka as minimumin e respektit për bashkëatdhetarët e tij, kur nuk ka as minimumin e vlerave njerëzore!

Nejse ndoshta se kanë fajin ata por e ka facebook. Një studim i kohëve të fundit tregoi se njerëzit në facebook tentojnë të bëhen diçka që nuk janë..
Disa mundohen të jenë muzikantë, disa piktorë, disa gazetarë, disa patriotë..etj…

Diku aty brenda do të jemi edhe ne, megjithëse akoma nuk kemi zbuluar mos vallë edhe ne tentojmë të jemi një nga patriotët e facebook-ut?

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top