Shqip

Pashkët, fluks emigrantësh  në ​pikën kufitare të Kapshticë

Si çdo vit emigrantët shqiptarë kanë përfituar nga ditët e pushimit për tu kthyer në atdhe me rastin e festës se pashkës ortodokse c’ka ka sjellë më shumë lëvizje dhe një numër të lartë automjetesh në dogana.

Një ditë pas takimit dypalësh të iniciuar nga konsullja jonë në Selanik Pavlina Evro për të shmangur vonesat kufitare dhe radhët situata është menaxhuar më së miri nga pala greke e cila nuk ka sjellë asnjë problem për emigrantët që dilnin nga shteti grek për të festuar në Shqipëri.

Por një ngarkesë është vënë re para sporteleve të palës shqiptare ku dhjetëra mjete janë vendosur në radhë në pritje për të përpunuar dokumentacionin. Të pyetur për situatën emigrantët kanë treguar se kanë zgjedhur që si për çdo rast edhe këtë festë ta kalojnë në Shqipëri, por janë shprehur të pakënaqur për qëndrimin në kufi.

Sipas të dhënave pala shqiptare ka punuar me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërkohë që ajo greke ka punuar me 3 të tilla.
Burimi: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/pashk-t-fluks-emigrant-sh–n—-8203-pik-n-kufitare-t–kapshtic-s-284390.html#sthash.VlIWDEHT.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top