ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Pashaporta të reja për emigranët që kanë problem me Toponimet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z Ditmir Bushati, gjatë raportimit në Komisionin e Politikës të Jashtëme , ka deklaruar se do bëhen ndryshimet ligjore e duhura për ti dhënë zgjidhje problemit të toponimeve, një problem i cili ka prekur në masë emigrantët Shqiptarë në Greqi.
Shkruan Gaston Sanxhaku
Sipas Ministrit Bushati, Shqipëria  do të ndryshoi emërtesat e vendlindjeve në Pashaportat Biometrike.  Zoti Bushati deklaroi se gjithëçka do bëhet në bazë të parimeve ndërkombëtare, duke respektuar formën gjuhësore të përdorur nga OKB si dhe atë të komunikimit në Aviacionin Civil.
Gjithashtu zoti Bushati deklaroi se problemi i toponimeve nuk është shfaqur vetëm me fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, por edhe me vendlindjen e emigrantëve shqiptarë në disa shtete të tjera si USA, Gjermani, itali  etj.
Kush do e pagoi dëmin?
Zoti Bushati deklaroi se , ndryshimi i mënyrës të shkrimit të vendlindjeve të emigrantëve shqiptarë do sjellë dhe një marrëveshje të re me kompaninë ALEAT e cila prodhon dokumentet e indetifikimit të Shqipërisë, Pashaportat Biometrike dhe Kartat e Identitetit.
Pra të gjithë emigrantët që kanë problem me toponimet në Pashaportat Biometrike, janë të detyruar ti ndërrojnë ato dhe të paisen me pashaporta të reja
Ajo që ngeli pa sqaruar ende është se kush do paguaj koston e  prodhimit për herë të dytë të dokumenteve të identifikimit, shteti shqiptarë që është fajtor për mosrespektimit e praktikave ndërkombëtare në shkrimin e toponimeve në pashaporta biometrike, apo koston e riprodhimit do e paguajnë emigrantët shqiptarë.
Gjithashtu nuk është shpjeguar se kur do filloi zbatimi i ligjit të ri, dhe kur do filloi paisja e emigrantëve me pashaportat e reja.
Rikujtojmë këtu se mes Ministrive të Jashtëme u nënshkruajt monatorium , ku dy vëndet duhet ti kenë dhënë zgjidhje problemit të toponimeve deri më 1-1-2015. LEXONI MË SHUMË  Toponimet Zgjidhje deri më1 Janar 2015 Lëvizje e lirë e emigrantëve deri atë datë
Duke u nisur nga data 22-5-2014 deri me 30-12-2014 lejeohet kalimi i i lirë i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi që kan problem me shkrimin e vëndlindjes në Pashaportat Biometrike. LEXONI MË SHUMË KËTU TOPONIMET Lëvizje e lirë për të gjithë emigrantët
Fëmijët që kalojnë kufirin gjatë kësaj periudhe do të paisen me një dokument nga pikat doganore greke, i cili do vuloset dhe do vendoset data, sa herë që fëmija kalon territorin Grek. Ky dokument është i vlefshëm për të gjithë vëndet Shengen.
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku

LEXONI AKOMA

TOPONIMET Lëvizje e lirë për të gjithë emigrantët

Toponimet Zgjidhje deri më1 Janar 2015 Lëvizje e lirë e emigrantëve deri atë datë

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top