ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Pasaportat dhe kartat e Identitetit

Shërbime të Ambasadës Pasaportat dhe kartat e Identitetit.

Procedura e pajisjes me pasaporte e shtetasve Shqiptare ne Ambasade

Shtetasit shqiptare mund të aplikojnë për pasaporta biometrike dhe karta identiteti pranë ambasadës Shqiptare në Athinë,pa qënë nevoja për të lënë takim paraprak,

Nuk mund te aplikohet vetem per karte identiteti.

Per shtetasit mbi 16- vjec është e domosdoshme të paraqesin

a) pasporta eksistuese si dhe kartën e identitetit ( detyrimisht për rastet kur ka aplikuar)

b.Faturën e pagesës nga Pireos BANK në nr.llogarise 5053-052306-404. Vlera e takses kur aplikimi per pasaporte eshte 108 Euro. ndersa per karten e identitetit 10 euro.

Për shtetasit nen 16- vjec duhet të paraqiten edhe

a) Certifikate lindjeje e 6-muajve te fundit me fotografi .

b) Certifikate familjare e 6-muajve te fundit.

c) Gjate aplikimit duhet te jene prezent njeri nga prinderit si dhe femija .

 

Kohezgjatja e prodhimit te pasaportes eshte nga 20 dite deri ne 6 jave.

Ne rast te riprodhimit te pasaportes per here te dyte, per arsye te humbjes apo demtimit te saj, shtetasi duhet te paraqese edhe vertetimin e humbjes të lëshuar nga organet e policies greke .Vertetimi duhet te jete i legalizuar nga MPJ greke dhe i përkthyer zyrtarisht

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top