ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Pasaportat Biometrike, elementi i ri i sigurisë, njohja e fytyrës

Pasaportat biometrike shqiptare do të kenë edhe një tjetër element sigurie, atë të njohjes së fytyrës.

Gjatë një vizite në kompaninë e prodhimit të këtyre pasaportave, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se kjo është rruga drejt BE-se dhe se Shqipëria është një ndër vendet e para, që ka këto standarde në Europë.

“Kjo është mënyra për të shkuar drejt Europës, për vendin, për qytetarët, për institucionet. Kjo është rruga për të shkuar drejt Europës dhe integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet standardeve dhe vlerave. Ky standard që fillon nga sot është padyshim një hap deciziv në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Të zhvillojmë hetime më efikase, lidhur me ngjarje kriminale, qoftë të shkuara, por edhe të ardhshme, të cilat kanë mbetur pezull për shkak të detajeve të tilla, të cilat sot teknologjia na i ofron dhe sot Shqipëria i ka”, u shpreh ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në lidhje me 150 mijë pasaporta fëmijësh, të prodhuara në periudhën 2009-2010, me afat skadence 10-vjeçare, ndërkohë që ligji e lejon pesë vjet, Tahiri tha se është duke u gjetur një zgjidhje me firmën e prodhimit, dhe se ato do të skadojnë vitin tjetër.

“Unë besoj se, së bashku me kompaninë, do të gjejmë një rrugëzgjidhje për t’i lehtësuar qytetarët sa më shumë, sa i takon procedurës së ripajisjes me pasaportë”, theksoi më tej Tahiri.

Ministria e Brendshme ka zgjatur me 10 vite kontratën për prodhimin e pasaportave me firmën “Aleat”.

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top