Bernë, – Në një njoftim për medie të ardhur nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë bëhet
e ditur se edhe shqiptaret nga Kosova, të cilët kanë leje qëndrimi në Zvicër (B ose C) mund të aplikojnë dhe kanë të drejtën e shtetësisë e të pasaportës shqiptare, njësoj si të tjerët. Por, gjithsesi, për të bërë këtë duhen plotësuar disa kushte, raporton portali Albinfo, i cili më pas jep edhe detajet e nevojshme për aplikim. www.koha.net
